Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

'Për flamujt e Muzeut Kombëtar' - promovohet libri i Prof. As. Dr. Frederik Stamatit

'Për flamujt e Muzeut Kombëtar' - promovohet libri i Prof. As. Dr. Frederik Stamatit

13:22, 05/07/2019
A+ Aa A-

Sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u bë promovimi i librit “Për flamujt e Muzeut Kombëtar” i Prof. As. Dr. Frederik Stamatit, me parathënie nga Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Gjatë promovimi të librit në prani të një auditori të zgjedhur folën Akademik Moikom Zeqo, Prof. Dr. Kaliopi Naska etj. “Për flamujt e Muzeut Kombëtar” është libri më i ri i Prof. As. Dr. Frederik Stamatit, i cili pas një pune disavjeçare arriti ta botojë këtë libër kaq të domosdoshëm për muzeologjinë shqiptare. Flamuri i Shoqërisë patriotike “Dëshirë” aktualisht është i ekspozuar në pavijonin e Rilindjes Kombëtare të Muzeut Historik Kombëtar.

Shoqëria patriotike “Dëshirë” u themelua nga emigrantët shqiptarë më 1 janar 1893, në Sofje të Bullgarisë. Këtë e thonë vargjet e këngës të shkruar nga Spiro Garo “Që më një të kollozhegut, u formua shoqëria”. Qëllimi i saj ishte përhapja e diturisë dhe gjuhës amtare në Shqipëri.

Image

Disa hollësi nga libri i tij i ka treguar vetë z. Stamati:

FLAMURI ME TE CILIN U VARROS ISMAIL QEMALI

Image

Këtë flamur ia dhuroi Ismail Qemalit në mars të vitit 1913, Duka i Montpesiesë, që bëri një vizitë në Vlorë. Flamuri qëndroi i ngritur në ndërtesën e Doganës së Vlorës për disa muaj.

Kur Ismail Qemali do të largohej nga Shqipëria, kërkoi të merrte një kujtim dhe si kujtim iu dha ky flamur.

Kur Ismail Qemali vdiq, i biri, Et'hem Vlora, e mbuloi me këtë flamur. Me këtë flamur u krye edhe ceremonia e varrimit në Kaninë.

Edhe kur në vitin 1932 u bë rivarrimi në Vlorë, në Sheshin e Flamurit, arkivoli u mbulua po me këtë flamur.  Mbas kësaj, i biri e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.”

 

FLAMURI I BATALIONIT "SHKUMBINI"

Image

"Flamuri i batalionit "Shkumbini", njeri nga batalionet sipas organizimit të Ushtrisë Shqiptare në vitin 1927.

Në vitin 1928 u bë një tjetër organizim i Ushtrisë Shqiptare.

Atëherë, në "fushën e aeroplanave", u bë një ceremoni, ku batalionet shpalosën për herë të fundit flamujt e tyre dhe mbas ceremonisë, me urdhër të Zogut, flamujt u dorëzuan në Muzeun Kombëtar, po me ceremoni."

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco