138-vjetori i vdekjes së Hasan Tahsinit, Rektori i parë i Universitetit të Stambollit

138-vjetori i vdekjes së Hasan Tahsinit, Rektori i parë i Universitetit të Stambollit

09:11, 05/07/2019
A+ Aa A-

Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, filozof dhe dijetar në fusha të ndryshme të shkencës, si astronomi, matematikë, psikologji etj.

Lindi në fshatin Ninati të Çamërisë (Sarandë), ku mori mësimet e para. Vijoi shkollimin në një nga medresetë më të njohura të Stambollit. U caktua rektori i parë i Universitetit të porsahapur të Stambolli (1870).

Veprimtaria e Hasan Tahsinit për përhapjen e diturive shkencore, që ishin në kundërshtim me qëndrimin e autoriteteve shtetërore e fetare të kohës, ra në sy; ai u shkarkua nga detyra e rektorit dhe u përzu nga Universiteti.

Hasan Tahsini qe një ndër veprimtarët më aktiv të Rilindjes Kombëtare.

Qysh në vitin ’60, në bashkëpunim dhe me atdhetarë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhi, filloi të mendojë dhe të veprojë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis Shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe.

Hasan Tahsini u përndoq e u burgos për veprinë e tij atdhetare nga fanatikët e njerëzit me mendime prapanike, por ai nuk u largua nga bindjet shkencore dhe nga rruga e tij për zhvillimin e kulturës dhe për afirmimin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco