Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Sesila Plasari i kundëpërgjigjet Alfred Pezës: Mos prisje të të sillja ndonjë gomar...

Sesila Plasari i kundëpërgjigjet Alfred Pezës: Mos prisje të të sillja ndonjë gomar...

19:46, 01/07/2019
A+ Aa A-

Njerëz të artit, kulturës, arsimit, pedagogë, artiste, aktorë, e personalitete në fushat e tyre, u bënë pjesë e nismës kundër votimeve dhe që u rrit perdite e më shumë me anëtarë në gjithë vendin, por edhe mes shqiptarëve jashtë.

Mes tyre ishin edhe aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, profesori Mark Marku, gazetarja Sonila Meço, etj. Atyre iu bashkua edhe regjisorja dhe aktorja Sesilia Plasari, e cila gjithashtu njihet si nje nga aktivistet më të ashpra kundër prishjes së godinës së Tetarit Kombëtar, që në fillimiet e saj.  

Kur duket se gjërat po precipitojnë me shpejtësi, Sesila Plasari ishte ajo që u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen kundër diktaturës së re që po lind.

 Por kjo duket nuk e ka pëlqyer shumë ish-deputetit socialit, Alfred Peza, i cili menjëherë pas votimeve të 30 qershorit, ka tentuar të provokojë debat, duke e cituar aktoren e njohur tw filmit “Ashtu edhe Kështu”, por edhe Kapexhiun, Markun dhe Sonilën në një shkrimi në portalin personal të tij.

Dhe kundërpërgjigja e Sesilas nuk ka vonuara:   

“Jam në krye të detyrës, duke ju shpjeguar dhe përkthyer gazetarëve francezë të llojit të Peter Tiede, gjithë finesat e zgjedhjeve moniste, ato “shqiptaret”, të cilat ata nuk i kuptojnë dot. Jo vetëm dje, por edhe në ditët në vijim. Mos prisnit t’ju sillja edhe unë në zgjedhje ndonjë gomar ?

Apo të këndoja “Edi Rama tungjatjeta? “Këto i bëri gjenia e popullit për mrekulli! Ne të tjerët, secili sipas mënyrës së vet, po punojmë kundër diktaturës”, ka shkruar në përgjigjen e saj aktorja dhe regjisorja e njohur shqiptare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco