Tekstili më i vjetër i zbuluar në Shqipëri është 4000-vjeçar

Tekstili më i vjetër i zbuluar në Shqipëri është 4000-vjeçar

11:36, 21/06/2019
A+ Aa A-

Tekstili më i vjetër i zbuluar në Shqipëri është 4000-vjeçar, thotë studiuesi dhe restauruesi i njohur, Frederik Stamati. 

"Gjatë viteve 1979-1981, arkeologia Zhaneta Andra, bëri gërmime në shpellën e Nezirit, - rrëfen Stamati.-  Shpella e Nezirit ndodhet në territorin e fshatit Kodër-Laç, në një faqe shkëmbore. Është 40 m e gjatë dhe 5-11 metër e lartë. Ka shumë shtresa kulturore, gjë që dëshmon për një kohë të gjatë shfrytëzimi. Nder të tjera u gjet edhe kjo thikë e vogël, ndonja 4-5 cm. U soll në laborator për restaurim.

Gjatë vëzhgimit optik të sipërfaqes u pa se kishte gjurmë të dëmtuara të një tekstili, që me sa duket ka qënë përdorur për ta mbështjellë thikën, që mos të të vriste duart.

Image

Tekstili është i hollë dhe i rrallë, si merle. Herë-herë, për të forcuar fijen janë dredhur bashkë dy fije më të holla. Në foton e mesit duken gjurmët se si ka qënë dredhur filli.

Image
Duke u nisur nga përbërja kimike e metalit, mendoj se është edhe pak më e vjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco