Perla erotike nga K. TH. Spiri/ U plake dhe dorw s’hoqe

Perla erotike nga K. TH. Spiri/ U plake dhe dorw s’hoqe

20:21, 18/06/2019
A+ Aa A-

Kiço Spiri, K.TH. Spiri apo Këthja, siç e quanin, ka qenë një poet popullor nga Zagoria. Emri, vjershat dhe humori i tij brilant qarkullojnë edhe sot në qarkun e Girokastrës dhe më gjerë. Kiço Spiri të kujton gjithmonë heronjtë botërorë të humorit, Don Kishotin  apo Shvejkun: me atë sinqeritet, me atë naivitet, me atë natyrë të drejtëpërdrejtë, me atë sindromë marrëzie, me atë shejtanbudallallëk, me dallimin se ndryshe nga spanjolli i marrë apo idioti i lindur çek, K.TH. Spiri, si poet që është, e di se është paksa i mangët, ndaj dhe herë pas here, pas ndonjë korroqyqeje, qesëndis veten:  K.Th. Spiri, K.Th. Spiri,/Ishte pak eksiq fakiri…

Poezia , aforizmat e humorit, dhe perlat erotike të K.Th. Spirit nuk u shkruan kurrë nga ai. Ato qarkulluan dhe qarkullojnë ende brez më brez dhe gojë më gojë.

Duhet falenderuar dashamirësi dhe njohësi i “veprës” së zagoritit të zgjuar, Baku Kushi, i cili, me ato që ka mbajtur mend vetë, me ato që ka mbledhur lartë e poshtë nga krijimtaria e Spirit, e lëshuar në efir, por edhe me ato që ka rikrijuar e rindërtuar vetë mbi bazën e njohjes së stilit të Kiço Spirit, ka nxjerrë librin “Thipi, Thipi të thërras…”.

Me siguri që jashtë këtij vëllimi kanë ngelur edhe gurë të tjerë të çmuar që nuk do lënë t’i mbulojë pluhuri i harresës, pasi janë pasuri me vlera të mëdha të thesarit popullor.

Sidoqoftë  libri “Thipi, Thipi të thërras…” i Baku Kushit mbetet një homazh nderi për “poetin e dytë të Zagorisë”, siç e quante veten Kiço Spiri.

Më poshtë po botojmë disa pjesë të poezive erotike të nxjerra nga libri, pasi ai ka edhe poezi të tjera me karakter social-politik po aq të bukura sa këto që po paraqesim:

O Ksanthipi se ç’më trete

O Ksanthipi se ç’më trete

Me ato që ke mbi vete

Dhe ato që ke nën vete!

Si pjergull të varen rrushtë,

E ke shtegun shumë të ngushtë,

Kur të shoh ty, o Ksanthipi,

Seç më ngrefet edhe rripi.

Mos më merr për ndonjë horr,

Se të flas me metaforë…

Ndonëse të varfër jemi

Ndonëse të varfër jemi,

Një pëllëmbë pallosh e kemi,

Shyqyr na ka parë allahu

Dhe na e bëri sa krahu

Pra sado në varfëri

“morali” ngritur na rri,

Shkëmb graniti, strall e gur,

Edhe vrimën hap në mur!…

Gjarpër do të bëhem…

Pse s’më flet moj firaune,

Jam dhe unë i asaj pune,

Pse s’më fton, moj, te krevati,

Jam dhe unë i atij zanati!

Gjarpër do të bëhem,

Të futem nën dhé,

Ta fërkoj me duar

Atje ku e ke!…

Moj e prishura nga koka

Moj e prishura nga koka,

Nga se është shtuar bota?

Duke mbajtur fantazinë,

edhe nxirë vajzërinë

Në do të përparosh,

Me djem të bashkëpunosh,

Gjënë e vlefshme ta dhurosh,

Do plakesh, gjë s’do të fitosh…

Moj faqebutë

Moj Lutë,

Moj faqebutë,

Të hëngsha në supë,

Të pifsha në kupë!

Ç’e do Masarin,

Zuzarin, gomarin.

Po merr Beharin,

Manarin,

Që lufton e bje theror,

Jo për lakror,

Por për “arbëror”!

A s’i thonë” y”-së ”i”!?…

Komunistin më të mirë

Seç e zunë duke qyrë

-Kiço Spiri na çudite,

Vjershërimin kaq e dite?

Jo, jo nuk se kaq e pata,

Po s’ma lejon edukata…

Gjirokastër, or zotni,

A s’i thonë” y”-së ”i”!?…

Si poet ndizem kollaj

Nuk kam faj, nuk kam faj,

Si poet ndizem kollaj,

Po dhe unë kam për ta vënë,

Atë shkrepsen, domethënë…

Dy cica si luleshtrydhe

Flokët epleksura rrica-rrica,

Seç të bjenë përmbi cica,

Rrubullake si dy pica.

Në mes tyre dy thitha,

Që më vrafshin po s’i thitha,

Lanet i bëfsha të gjitha!

Dy cica si luleshtrudhe,

Harram, Kiço, po s’i shtrydhe!

U plake dhe dorë s’hoqe

K.TH. Spiri ç’u përpoqe,

U plake dhe dorë s’hoqe,

Të mbeti dora në koqe.

-Dorën koqeve s’e heq,

Që të prishet syri i keq!…

Andon Zako qe me fat

Andon Zako qe me fat,

Se të xhironin paratë,

Me paratë edhe gratë.

I zgjidhje si ta kish ënda,

Si nga jashtë dhe nga brenda.

I zgjidhje si ta kish hije,

Se s’kishe Komitet Partie

Anton Zako, ç’të të themi,

Fatin tonë s’e ka as qeni!…

Stili

K.Th Spiri bash poet

Ç’tha për stilin kur u pyet?

Rroçkodan o rroçkodan,

Rroçka rroçkës nuk i ngjan.

Njëra ngulet thellë e thellë,

Tjetra s’ka farë për të mbjellë.

Një e tretë vjen rreth e rreth,

As të rruan e as të qeth.

E katra nuk pushon,

as të qy, as të lëshon.

Një e pestë të kërkon qokën,

Një e gjashtë të qy kokën.

Tjetra fryhet, lart e mban,

Thua ti do bëjë hatanë.

Sokëllin me hi-hi-hi,

Mbarset, mali polli mi.

Po shumica s’kanë të sharë,

U pikon maja ar.

Maja e penës, domethënë,

Se atye e kemi lënë.

U pikon si floriri,

Midis tyre:  K.TH. Spiri

Do të pi të bëhem thumb!

Do të pi të bëhem thumb!

Ama mendjen mos ta humb,

Se dua t’i kthej xhevap,

Shoqes Bule që po llap,

Gjasme ky që kam në shalë,

Në pension më paska dalë…

Po të keqen të m’i marrë

Se e kam bilbil gjyzar,

Se e kam bilbil me vesë,

Këndon darkë e mengjes.

Prandaj sus ti kokëtule,

Ti që e ke emrin Bule

Dhe në mendje mirë ngule,

Ti dhe gjithë sorollupi,

(Për dijeni edhe Çajupi)

Se kjo pallë gjer te supi,

Ua bën grave rrupi-supi!…

Vadit e shijo të ritë

Dëgjo, moj e bekuar,

Dëgjo ç’të them dhe unë,

Jam shkrimtar dhe di më shumë,

Njeri i aftë me kulturë:

Lezeti për atë punë,

Është kur shijon më shumë,

Ka ndryshim burri me burrë

Ndaj mos lë lulen pa vadit,

Vadit e shijo të ritë…

Skica e vetëvetes

K.TH. Spiri, K.TH. Spiri,

Ndër poetët më i miri.

Lojti botën nga fiqiri,

Ishte pak eksiq fakiri.

Andon Zako fli i qetë,

Se  vendin ta zura vetë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco