FOTO/ Gloria Vanderbilt: Ikonë e modës dhe artiste vdes në moshën 95 vjeçare

FOTO/ Gloria Vanderbilt: Ikonë e modës dhe artiste vdes në moshën 95 vjeçare

15:50, 18/06/2019
A+ Aa A-

Ajo ishte pjesë e pandashme e një shoqërie të çmendur pas seksit dhe ulej krah Frank Sinatras, Marlon Brandos, Gene Kellys dhe Errol Flynn.

Gloria Vanderbilt, e famshmja e Nju Jorkut, vdiq dje moshën 95 vjeçare, i dha jetë karakterit të Holly Golightly, karakteri portret i Audrey Hepburn-it në filmin klasik: ‘Mëngjes në Tiffany’.

Pas shpalljes së vdekjes së saj, djali i saj, Anchorman punonjës i televizionit amerikan Anderson Cooper, tha: "Gloria Vanderbilt ishte një grua e jashtëzakonshme që e donte jetën dhe e jetonte sipas kushteve të saj. Ajo ishte një piktore, një shkrimtare dhe dizajnere, por gjithashtu një nënë, grua dhe mike. Ajo ishte 95 vjeçe, por nëse pyesje njerëzit që qëndronin rreth saj do të thonin se ishte ndër gratë më të mira e të bukura që kishin njohur".

Anderson, 52 vjeç, mund të ketë qenë duke iu referuar romanit erotik, ‘Obsession’, që nëna e tij shkroi në moshën 85 vjeçare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco