Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Nëntë vjet nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu

Nëntë vjet nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu

07:33, 15/06/2019
A+ Aa A-

"Sot bëhen 9 vite nga vdekja e aktorit të madh Bekim Fehmiu, i cili lindi në Sarajevë dhe ishte aktori i parë shqiptar i Europës Lindore që ishte yll në Hollywood gjatë luftës së ftohtë. Këtë shënim ka hedhur sot në rrjetet sociale, analisti Agim Krasniqi, për aktorin e madh shqiptar.

"Për jetën dhe veprën e këtij artisti shqiptar u shkrua shumë. Ai ka luajtur në 41 filma midis viteve 1953 dhe 1998, - shkruan Krasniqi. -  Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar i cili ishte aktor teatri dhe aktor kinemaje që ka vepruar në teatro dhe filma në të gjithë Jugosllavinë.

Suksesi i tij më i madh ishte në vitin 1967 me filmin "I Even Met Happy Gypses" një portretizim delikat i jetës së Romëve i cili fitoi dy çmime në Kanë dhe ishte nominuar për Oskar.

Bekim Fehmiu u gjet i vdekur me 15 qershor 2010 në banesën e tij në Beograd, ndërsa raportet kishin treguar se ai kreu vetëvrasje..."

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco