Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Sot, 62 vjetori i lindjes i së bukurës Drande Xhaj

Sot, 62 vjetori i lindjes i së bukurës Drande Xhaj

11:13, 13/06/2019
A+ Aa A-

Sot është 62 vjetori i lindjes së aktores Drande Xhaj. 

Drande Xhaj, lindi më 13 Qershor 1957. Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin “ Migjeni“ në vitin 1978. Gjatë rreth 41 vitesh, Dana , interpretoi në 130 premiera me Estrades se Shkodres. Dana e quan veten me fat që interpretuar përkrah mjeshtrave të medhej të humorit shqiptarë, si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Bisnik Çinari etj.

Dana, ka interpretuar në dy filma të Kinostudios " Shqipëria e Re" , “Thirrja“ dhe “Shokët tanë të mirë“ dhe në katër telekomedi. Dana ka drejtuar dhjetra koncerte të ndryeshme, para dy vitesh ka interpretuar në monodramen e Fadil Krajës “ “Vajza me kukull“.

Dana është nderuar me urdhërin “ Naim Frashëri“ nga Presidenti i Republikës. Është “Mirënjohja e qytetit“ në Shkodër. “ Qytetare Nderi“ në Malësinë e Madhe dhe Komunës Gruemirë. Është fituese e çmimit “ Aktorja më e mirë “ në Festivalin Kombëtarë të Komedisë Shqipe në Mitrovicë , në vitin 2014, 2015.

Dana, edhe pse ne pension, vazhdon të jetë aktive në skenën e teatrit "Migjeni" dhe jo vetëm në të.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco