FOTO/ Artisti që frymëzohet nga njerëzit e thjeshtë

FOTO/ Artisti që frymëzohet nga njerëzit e thjeshtë

13:17, 10/06/2019
A+ Aa A-

Ndërsa shumë artistë moderne përpiqen të mahnitin dhe portretizojnë botën tonë për ta bërë atë të duket edhe më mirë se sa është, krijuesit e tjerë thjesht bëjnë art me jetën tonë të zakonshme dhe në trupat tanë të thjeshtë.

Mueck është një nga ata artistë, dhe tani është i njohur për skulpturat e tij hiper-realiste moderne ku ai i portretizon njerëzit në fazat kritike të ciklit jetësor, që nga lindja, në moshën e mesme deri në vdekje.

Ron Mueck, punon në Mbretërinë e Bashkuar, ai lindi në vitin 1958 në Melburn, Australi.

Djali i një krijuesi lodrash, ai u rrit duke bërë krijesa, kukulla dhe kostume në kohën e tij të lirë, duke eksperimentuar me materiale dhe teknika dhe shpesh duke udhëtuar në rrugën hiper realiste.

Në vitin 1996 Mueck filloi të merrej gjerësisht me art bashkëkohor dhe në vitin 1999 u emërua artist pjesëmarrës në Galerinë Kombëtare në Londër./SYRI/NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco