Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Në 1920, si Kryqi i Kuq Amerikan përhapte fiskulturën në Shqipëri Zonja Mosley Williams, nga Londra, duke dhënë mësimin e saj të përditshëm të mëngjesit në Tiranë (American Red Cross official Photograph.)

Në 1920, si Kryqi i Kuq Amerikan përhapte fiskulturën në Shqipëri

07:19, 07/06/2019
A+ Aa A-

 

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 30 majit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përhapjen e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Përhapja e fizkulturës në Shqipëri

Influenca e fizkulturës mbi organizatat e “dobëta” i ka dhënë përfundimisht provat e saj. Në kohën e sotme, lëvizjet ritmike janë demokratizuar në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë.

Është kureshtare të theksohet se kjo gjimnastikë e shëndetshme është shfaqur në Lindje. Këto fotografi të shkrepura në Tiranë, në Shqipëri, tregojnë fëmijët e këtij vendi duke marrë mësimin e tyre në mëngjes me një vajzë të re angleze të Kryqit të Kuq Amerikan. Shumë prej tyre gëzojnë një shëndet të mirë falë këtij riedukimi fizik./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco