Vëllezërit e Musine Kokalarit, dy të vrarë dhe një libër për Kosovën

Vëllezërit e Musine Kokalarit, dy të vrarë dhe një libër për Kosovën

19:09, 31/05/2019
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi

Historia e dhimbshme e intelektuales Musine Kokalarit është shumë e njohur për publikun shqiptar. Më pak e njohur është ajo e vëllezërve të saj: Vesim, Muntaz dhe Hamit. Dy të parët u vranë nga “nacionalçlirimtarët” në Tiranë më 12.11.1944, kur ata me lista vdekjesh në dorë filluan të vrasin kundërshtarët politikë të tyret.

Armiku i tyre kryesor ishte shqiptari i ditur, njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Kokalarët ishin njerëz të dijes e kulturës. Pasioni mbi librat ishte bërë motivi kryesor i jetës së tyre. Kjo gjë shihej te librari “Venus” dhe Mesagjeria e shqiptare.

Muntaz Kokalari, tre ditë para vrasjes pa gjyq, në një letër (bërë e njohur nga studiuesi Uran Butka) shkruan qartë se ishin në “rrezik nga bashtua” (Enver Hoxha), “thjesht për arsye personale”.

Enver Hoxhën ai e përshkruan si “përbindësh, tinëzar, hakmarrës, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar”, i cili donte t’i zhdukte gjirokastritët që ia dinin “sa i vlente lëkura”, sepse “jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj”.

I vetmi vëlla që ngeli gjallë nga vëllezërit Kokalari ishte Hamiti, gjyshi i Albës, eurodeputetes shqiptare që u zgjodh së fundmi në Suedi. Në vitin 1943, në kohën kur “nacionalçlirimtarët” e drejtuar nga Dushani Mugosha e Miladin Popoviçi kishin hallin e “vëllazërimit me popujt vëllezër të Jugosllavisë”, Hamiti botonte librin e tij, “Kosova-djepi i shqiptarizimit”, një ekzemplar i të cilit iu dhurua Rexhep Mitrovicës (faksimile), të frymëzuar nga një aspiratë që u bë realitet në vitin 1999 nga SHBA dhe NATO.

Libri kishte një strukturë të thjeshtë, bazuar i konsiderata historike dhe etnike, nëpërmjet hartave, dokumenteve e shifrave; veprimet shkombëtarizuese kundër shqiptarëve; kolonizimin jugosllav. Në anekse të librit citohen autorë të ndryshëm vendas e të huaj. /55/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco