FOTO/ Zbulohet në Romë, koka e mermertë e Dionisit

FOTO/ Zbulohet në Romë, koka e mermertë e Dionisit

11:15, 29/05/2019
A+ Aa A-

Arkeologët në Romë kanë gjetur një kokë të madhe mermeri të Dionisit, i njohur gjithashtu si Bacchus, perëndia e lashtë romake e verës, vallëzimit dhe pjellorisë. Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në zemër të qytetit. Koka i përket një statuje të madhe të kësaj Perëndie, që daton nga epoka perandorake.

Arkeologët, njofton CRI, po gërmonin pranë një muri mesjetar, kur gjetën kokën e mermerit, për të cilën ata besojnë se përfaqëson Dionisin, që romakët e njihnin si Bacchus.

“Fytyra është e rafinuar dhe e hirshme, e re dhe femërore. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se mund të jetë një përshkrim i Dionisit”.Koka e mermerit do të pastrohet dhe do të vendoset në muze për tu parë nga turistët.

Dionisi ishte djali i Zeusit dhe Semelës, bijës së vdekshme të mbretit të Tebës. Ai njihej si zot i verës, kultivimit të verës dhe kultivimit të rrushit, si dhe të pjellorisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco