VIDEO/ Rolling Stones vendosin t'ia kthejnë 'Bettersweet Symphony', Verve Stones - Verve

VIDEO/ Rolling Stones vendosin t'ia kthejnë 'Bettersweet Symphony', Verve

07:37, 28/05/2019
A+ Aa A-

Rolling Stones i ka kthyer përfitimet dhe të drejtat nga kënga “Bitter Sweet Symphony”, Richard Ashcroft-it, liderit të grupit britanik të viteve ’90, Verve. Duke vepruar kështu, ata i kanë dhënë fund një beteje që zgjati më shumë se dy dekada.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se muajin e shkuar, Mick Jagger dhe Keith Richard ranë dakord të ma japin muaj, pjesën nga kënga “Bitter Sweet Symphony” tha Ashcroft në një deklaratë. “Kjo ngjarje për t’u shënuar u bë e mundur falë një gjesti shpirtmadh nga Mick dhe Keith, që gjithashtu kanë rënë dakord se ata janë të lumtur që të heqin emrat e tyre dhe të gjitha përfitimet që rrjedhin nga kënga që tani ata do të ma kalojnë mua.

Vitin e kaluar, Ashcroft u zotua se do t’i merrte të drejtat mbi këngat, duke e kritikuar jack dhe Richards për heshtjen e tyre mbi atë që ai e konsideronte si padrejtësi muzikore.

“Dikush vodhi kushesi se sa shumë miliona dollarë nga unë në 1997 dhe ata i kanë ende....Unë nuk dua t’ia di nga vini ju, po kjo është çështje serioze.” Tani çështja ka pushuar dhe pavarësisht nga trazirat, Ashcroft tha se ai gjithmonë i ka respektuar dhe admiruar Stones, tha ai për BBC.  “Ata kanë qënë gjithmonë grupi më i madh rokenroll në botë.”/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco