Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

E lehta si ajri, Mukades Erebara

E lehta si ajri, Mukades Erebara

12:55, 24/05/2019
A+ Aa A-

Si sot, në ditën e lindjes së balerinës Mukades Erebara, kujtojmë një ndër baletet, që ajo ka interpretuar, ‘Bijtë e peshkatarit”, ku “Artistja e Merituar” Mukades Erebara ka interpretuar në rolin e Mirës. Ajo është një ndër balerinat më të suksesshme të Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila i përket brezit të parë të balerinëve, që dolën nga shkolla jonë koreografike.

Ajo ka qënë soliste e trupës së baletit që nga viti 1964, me një karrierë të gjatë për mëse 35 vitesh, ku ka lënë artin e saj, rolet që mbesin edhe sot model për klasin e lartë të interpretimit.

Mukades Erebara ka një aktivitet të gjerë interpretues, që dallohet në shumë zhanre kërcimi, një interpretuese e lartë edhe e valles popullore, duke marrë pjesë si soliste në shumë aktivitete të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, brenda dhe jashtë vendit.

Krahas punës së saj si soliste e shquar e TOB, Mukades Erebara ka dhënë një kontribut të çmuar edhe si pedagoge në Shkollën e Baletit. Janë me dhjetra artistë, që sot debutojnë me sukses në skenën e TKOB, apo edhe në skena të tjera në botë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco