Ky lajm i keq për Jonida Maliqin u parashikua nga vetë BBC

Ky lajm i keq për Jonida Maliqin u parashikua nga vetë BBC

14:39, 19/05/2019
A+ Aa A-

BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së Jonida Maliqit ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë. Kënga vajtuese e së cilës, “Ktheju tokës”, vështirë të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”, – thotë në komentin e tij Neil Smith, reporter i BBC-së në Tel Aviv, sipas Class. “Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, – citon ai në shkrimin e tij disa nga vargjet e muzikës.

Sipas Neil Smith, Jonida i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo. Shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco