Vagonat e mineralit në Spaç, për të dënuarit politikë

Vagonat e mineralit në Spaç, për të dënuarit politikë

08:47, 19/05/2019
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi

Në kampin e të dënuarve nr.303 Spaç, të burgosurit nxirrnin mineral në kushte shumë të vështira. Në gjezdisjet e shumta që bëhen sot në Spaç, e vetmja gjë që nuk shihet asnjëherë nga vizitorët është miniera. Të gjithë shohin dy pallatet, të cilat deri vitin 1982 kanë shërbyer si fjetina për të dënuarit politikë. Dy pallatet e shumëvizituara, në vitet 1982-1990 ishin fjetinat e të dënuarve ordinerë. Këtë kohë të dënuarit politikë flinin në disa baraka që sot nuk ekzistojnë më. Spaçi ishte kamp i punës së detyruar, nuk ishte burg.

Në foto ish i dënuari politik Bedri Blloshmi, para një vagoni minerali në Spaç më 21 maj 2018, në improvizim të punës së dikurshme në këtë kamp. Të dënuarit duhej të nxirrnin mineral dhe të mbushnin me normë disa vagona si këto. Sigurisht puna mbaronte kur e shtynin deri në pikën e caktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco