Historia e baletit 'Delina', 17 maj 1964

Historia e baletit 'Delina', 17 maj 1964

11:51, 17/05/2019
A+ Aa A-

Baleti i dytë shqiptar “Delina” bën 55 vjet nga krijimi i tij. Ishte 17 Maj i vitit 1964, kur kompozitori Çesk Zadeja, mjeshtri Panajot Kanaçi, dirigjenti Rifat Teqja dhe piktori Shaban Hysa vunë në skenë baletin “Delina”, pas baletit të parë “Halili dhe Hajria” të vënë në skenë një vit më parë, në vitin 1963. 

Interpretuesit e parë të këtij baleti kanë qenë dyshja e balerinëve Delina-Zoica Haxho dhe Arbani-Agron Aliaj. Rolet e tjera u ekzekutuan nga balerinët e njohur Xhemil Simixhiu, Ganimet Vendresha, Miltiadh Papa, Albert Janku, Maria Jakob, Estref Shaqiri, Hysen Këllezi.

Tingujt e muzikës së mjeshtrit Çesk Zadeja erdhën të interpretuara nga orkestra e TOB nën dirigjimin e mjeshtrit Rifat Teqja. Baleti “Delina” konsiderohet si një nga baletet më të njohur të repertorit shqiptar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco