Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Eurovizion, Madonna: Do të këndoj dhe nuk do të ndalem në mbrojtje të të drejtave të njeriut

Eurovizion, Madonna: Do të këndoj dhe nuk do të ndalem në mbrojtje të të drejtave të njeriut

12:30, 14/05/2019
A+ Aa A-

Los Anxhelos – Ylli i popit, Madonna, ka shpjeguar të martën vendimin e saj për të interpretuar në Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion, në Izrael, këtë javë, duke thënë se ajo gjithmonë do të ngrejë zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe se shpreson të shohë një rrugë të re drejt paqes.

Madonna do të jetë e ftuar të shtunën në finalen e Eurvizionit në Tel Aviv.  Janë bërë thirrje për bojkotimin e kësaj ngjarjeje nga aktivistitët pro-palestinezë që kërkojnë që kompanitë, interpretuesit dhe qeveritë të distancohen nga Izraeli.

Festivali popullor Eurovizion mbledh muzikantë nga 40 vende të botës dhe shihet çdo vit nga 189 milionë shikues në rreth 50 shtete të botës.

Por, në komentin e saj të parë mbi vendimin për të kënduar në këtë festival, Madonna tha se ajo është mbështetëse e të drejtave të njeriut. “Unë nuk do të ndalem kurrë së luajturi muzikë, që t’i përshtatem axhendës politike të ndokujt, dhe as nuk do të ndaloj të ngre zërin kundër dhunimit të të drejtave të njeriut në botë ku ato mund të jenë,” tha këngëtarja në një deklaratë për Reuters.

“Zemra ime thyhet sa herë unë dëgjoj që jetë të pafajshme humbasin në këtë rajon dhe që aq shpesh dhuna përdoret për t’u vënë në shërbim të synimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i vjetër. Unë shpresoj dhe lutem që ne së shpejti të shpëtojmë nga ky cikël shkatërrimtar dhe të krijojmë një rrugë të re drejt paqes,” shtoi ajo.

Izraeli do të organizojë këtë viti festivalin Eurovision pasi këngëtarja izraelite Netta u shpall fituese vitin e kaluar. Vendi fitues zakonisht organizon festivalin e radhës.

Madonna, 60 vjeçe, pritet të këndojë dy këngë në Tel Aviv, njërën nga albumi i ri i saj “Madame X’ që do të publikohet në qershor. Ajo ka ndërmarrë turne botërore dhe në Izrael në 2009 dhe në 2012 dhe është ndjekëse e një forme mistike të judaizmit që quhet Kabbalah.

Fondacioni "Ray of Light" i saj, që promovon drejtësinë sociale dhe fuqizimin e grave në mbarë botën, mbështet një numër projektesh për palestinezët. Ato përfshijnë financimin e pagave të mësueve në shkollat e Rripit të Gazës nëpërmjet Agjensisë për Refugjatët Palestinezë të OKB dhe mikro kredi për fermeret. Fondacioni gjithashtu mbështet Amerikanët për Paqe Tani, që bën fushatë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit palestinezo-izraelit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco