Eurovizion 2019-të: Vetëm pak orë nga hapja, Nata e Madhe

Eurovizion 2019-të: Vetëm pak orë nga hapja, Nata e Madhe

09:47, 14/05/2019
A+ Aa A-

Sonte 17 këngët e para do të garojnë në Eurovizionin e këtij viti dhe 10 do të kualifikohen për finalen e madhe të së shtunës. Edicioni i 64 i Eurovision Song Contest fillon sonte dhe na ndajnë vetëm 11 orë nga nata e madhe. Shfaqja fillon në orën 21:00 dhe do të mbahet në Expo Tel Aviv në Izrael.

Hapja: Netta 5 vjeç (Interpretim)

Një klip emocional që tregon një vajzë në mbipeshë të veshur me rozë e cila është 5 vjeçarja Netta (Realisht interpretuese e këngës është Netta Barzilai, këngëtare fituese e Eurovision 2018 me këngën me titull: Toy) e cila është para një televizori, duke parë Dana International teksa fiton Eurovision Song Contest 1998.

Vajza luan, kërcen dhe bën shfaqje në shtëpi, me prindërit e saj të cilët e inkurajojnë dhe e mbështesin. Ideja e një performance të tillë është për të treguar se në Eurovizion dhe me Eurovizion ëndrrat bëhen realitet.

Ajo është bashkuar me një grup kërcimtarësh të veshur me veshje të kuqe.

 

Interpretuesit e Mbrëmjes së sotme:Image

ImageNetta Barzilai, fituese e Eurovision 2018

Image

ImagePrezantuesit nga e majta në të djathtë:

Assi Azar i cili është një nga drejtuesit më të njohur të Izraelit dhe skenarist; 

Bar Refaeli është një supermodele me famë në botë dhe një ndër modelet  e para në Izrael; 

Erez Tal i cili ka 25 vjet përvojë në prezantim, duke përfshirë dhjetë stinët e reality show Big Realitet;

Lucy Ayoub është talenti i ri premtues i Izraelit, e cila u bë e famshme si YouTube-er

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco