Kinemaja në zi/ Vdes skenaristi i filmit të njohur

Kinemaja në zi/ Vdes skenaristi i filmit të njohur

01:25, 13/05/2019
A+ Aa A-

Bota kinematografike është në zi pasi një figurë e shqyar ka ndërruar jetë.

Skenaristi amerikan i filmit të njohur Spider Man, Alvin Sargent ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Sargent vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Seattle të enjten.

Skenaristi fitoi 2 Oskar gjatë karrierës së tij. Ai fitoi Oskar për Julia, një dramë bazuar në Holokaustin e1977 bazuar në shkrimet personale të Lillian Hellman dhe një Oskar për Ordinary People, film i vitit 1980 për një familje që përballet me vdekje.

Megjithatë, ai u bë i famshëm për punën me Spider-Man.

Sargent shkroi skenarët për Spider-Man 2 në vitin 2004 dhe Spider-Man 3 në vitin 2007. Ai rishkroi The Amazing Spider-Man të vitit 2012.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco