Më 10 maj 1892, shkolla e parë shqiptaro-rumune në Bukuresht

Më 10 maj 1892, shkolla e parë shqiptaro-rumune në Bukuresht

13:55, 10/05/2019
A+ Aa A-

Më 10 maj 1892 u çel për herë të parë në Bukuresht të Rumanisë shkolla shqiptaro-rumune me shpenzimet e Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Drita”. Rregullorja e kësaj shkolle u shkrua dhe qarkulloi në gjuhët shqip, rumanisht dhe frëngjisht.

Qëllimi i kësaj shkolle ishte të shkollonte djemtë shqiptarë, të cilët, siç thotë rregullorja, “si të forcojnë shpirtin, mendjen me mësim e të tjera, kanë borç, pas këtij kanuni, i cili quhetë i pari kontrakt i kombit, të venë në çdo anë që i dërgon qiveri e Shoqërisë. Ata që ndërrojnë mendjen e këti nijeti të shenjtëruarë, të cilëve ju është mbesuarë, u muar vesh që zunë udhë tjatër, do të quhen trathëtorë të kombit, si Iudha, dhe si ata që shkelin jeminë, do humbasin çdo të dreqtë, çdo ndihmë, ata dhe famil e tyre”.

Së shpejti Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të paraqesë dhe një ekspozitë dokumentare dhe fotografike të veprimtarive kulturore, politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Rumani.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco