Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Masakra e Libohovës/ 'Nacionalçlirimtarët’ që vrasin, djegin shtëpitë dhe vjedhin shqiptarët

Masakra e Libohovës/ 'Nacionalçlirimtarët’ që vrasin, djegin shtëpitë dhe vjedhin shqiptarët

18:32, 09/05/2019
A+ Aa A-

Studiuesi dhe arkivisti i njohur Kastriot Dervishi publikon të dhëna të reja mbi krimet e komunistëve gjatë luftës.

Dervishi publikon dy raporte të tjera nga masakra mbi shqiptarët e Libohovës.

Nga Kastriot Dervishi

Dy raporte të tjera nga masakra mbi shqiptarët e Libohovës. D.m.th. “nacionalçlirimtarët” që drejtoheshin nga Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha dhe Enver Hoxha sulmojnë shqiptarët e fshatit Libohovë, të cilët mbrojnë shtëpitë e tyre nga një gjëmë që as pushtuesi nuk ia bëri. “Rezistenca armike” janë banorët e Libohovës.

31 gusht 1943, letër e Hito Çakos (“Çobanit) drejtuar komandës së batalionit “Asim Zeneli” për luftimet e çetës “Hajredin Tremishti” në Libohovë (ekstrakt)

Ndeshja me pararojën armiku filloi në orën 9.30 në afërsitë e Libohovës. Çeta “Hajredin Tremishti” ka bërë sulmin e parë kundra rezistencës armike. Me urdhrat e dhëna nga komisari i batalionit “Tërmeti” (Shefqet Peçi), njësitë e çetës sonë hynë nëpër rrugët e qytetit dhe i janë afruar pozitës së armikut në vendin që ishin mbrojtur në kala…

Shoku “Automatik” (Balil Peçi) me shokun “Stralli” (Ismet Baçi), kanë vrarë një ballist që i qëllonte nga shtëpia e vet. Afër mbarimit të luftës, njësia e çetës sonë dogji 9 shtëpi të tradhtarëve me urdhër që u dha nga shtabi…

2 shtator 1943, raport i komandës së çetës “HajredinTremishti” (komisari Abdyl Hakiu dhe komandanti Shaban Idrizi -“Kamioni”) për batalionin “Asim Zeneli” mbi të metat e vërejtura në sulmin e Libohovës (ekstrakt)

Rrethimi i Libohovës është bërë në formën më të mirë dhe përparimi është bërë në rregull, me gjithë që lufta plasi në befasi, por komanda e shtabit, duke ditur se në Libohovë ekziston një fortesë (kala), duhej të kish sjellë një armë të rëndë, murtajë ose top...

Vrasja e 4 shokëve nuk ka bërë përshtypje të keqe, pasi kanë çmuar rëndësinë e luftës nacionalçlirimtare, vetëm u ka bërë përshtypje të keqe mbetja e trupave në vend.

Djegia e Libohovës ka bërë përshtypje shumë të mirë, vetëm se duhej dhënë urdhër më parë që të ishin djegur edhe lagjet e tjera...

Sulmi i bërë i dedikohet më shumë Shefqet Peçit, “Automatikut”, “Kamionit” që ishin në vijat e para dhe mandej gjithë organikës së çetës.

Kanë treguar trimëri në luftim dhe Karafil Bisha e Pano Xhixho.

Gjatë aksionit, nga ana e partizanëve në shtëpitë e djegura janë marrë 2 palë këpucë, 7 vargje duhan (10) kallë sapun, 2 këmishë, 1 mbulesë jastëku prej 3 metro pëlhurë dhe ua shpërndamë luftëtarëve më të nevojshëm.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jas09/05/2019 19:28

hienat komuniste vazhdojne te bejne te njejten gje edhe sot.

Shto koment

Denonco