Mjeshtrat e Operas Shqiptare

Mjeshtrat e Operas Shqiptare

10:34, 08/05/2019
A+ Aa A-

Në 8 maj 1921 u lind një ndër artistët e parë të Filarmonisë Shqiptare, “Artisti i Merituar” Hysen Pelinku. Artisti i skenës lirike që realizoi me sukses mjaft role, në fillim në Filarmoninë Shqiptare dhe më vonë në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Hysen Pelinku i ofroi publikut role nga veprat shqiptare dhe botërore, koncerte si brenda vendit ashtu edhe në skenat botërore, në turnetë e organizuara nga TOB në Kinë, Kore, Bashkimin Sovjetik, Bullgari, Hungari, Poloni, Gjermani, etj.

Të spikatura mbeten rolet e tij si Mullisi në operan Rusallka, Susanin në operan IvanSusanin, Baronin në operan #LaTraviata, Don Bartolo në operan BerberiiSeviljes”, Babai i Dritës në operan Pranvera, etj. Është vlerësuar me mjaft tituj, urdhra e medalje për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e artit operistik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco