Pianistja me famë ndërkombëtare Almira Emiri në Prishtinë

Pianistja me famë ndërkombëtare Almira Emiri në Prishtinë

14:45, 02/05/2019
A+ Aa A-

Pianistja e mirënjohur shqiptare, Almira Emiri, këto ditë po qëndron në Prishtinë në kuadër të  realizimit të koncertit “IsraAlb”.

Në mbrëmje tingujt e pianos së saj do të kumbojnë Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Gjrokastrikja në një intervistë të shkurtër për "Syri.net Kosova".

"Para publikut kosovarë do të sjelli edhe muzikë shqiptare ku njëra pjesë është kompozuar enkas për këtu. Krahas muzikës shqiptare, do të promovohet edhe muzika e kompozitorëve izraelitë e hungarezë”, tha Almira Emiri.

Pianistja tregon se jeton në Budapest të Hungarisë, ndërsa ka mbaruar studimet në Gracë të Austrisë master për piano.  Ka 30 vjet në këtë profesion  dhe performon jashtë shtetit.

“Doja të prezantoja edhe repertorin  klasiko- romantik hungarez apo pjesë  shumë të bukura edhe në Kosovë ", tha Emiri.

Ajo tregon se aktivitet e saja më shumë janë jashtë shtetit Shqipërisë e Kosovës apo mbi 24 vjet dhe se tha se ndihet tejet e lumtur që një koncert shumë të veçantë ka rastin ta sjell edhe në Prishtinë.

"Atdheu kur jeton jashtë shtetit të mungon dhe po ashtu edhe publiku që flet shqip të mungon. Kthehem shumë shpesh në Shqipëri me aktivitete e koncerte të ndryshme. Ndërsa për tu rikthyer përgjithmonë nuk e shoh reale, sepse unë jam edukuar jashtë, kam formatet e punës, muzikantët, sallat rreth e përqark Evropës qendrore. Për ty kthyer në Shqipëri përgjithmonë nuk e kam menduar fare ", tha Almira Emiri.

Pianistja shqiptare me famë ndërkombëtare,tregon për "Syri.net Kosova", se koncertet e turnet i ka nisur qysh nga mosha 9 vjeçare dhe atë nga Fieri, ku jetonte.

“Synimet  e  mija janë të luaj në koncerte të ndryshme  ku marrin pjesë edhe nacionalitete të ndryshme  e ku shumë shpesh thërras muzikantë shqiptarë nga të gjitha viset dhe ku prezantoi muzikën shqiptare, ku atdheu është prezentë në koncerte jashtë shtetit”, tha Emiri.  

Sipas saj edhe në këtë formë i afrojnë pak ata njerëz që nuk njohin kulturën e muzikën shqiptare të tjera dhe nëpërmjet muzikës i ofrojmë  tek kultura shqiptare.

“Në të ardhmen do të doja që në koncerte të prezantoi edhe literaturë shqiptare, libra, shkrimtarë shqiptarë që janë përkthyer në disa gjuhë. Edhe në Shqipëri  e Kosovë po sjell  artistë  hungarezë e izraelitë në bashkëpunim edhe me artistët shqiptarë”, tha pianistja.  

Në koncertin "IsraAlbB' do të ketë vepra të kompozitorëve si: Kodaly, Schubert, Pigovat, Liszt, B.Pigovat, S.Gjoni, Zombola, Marzocchi e tëq tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco