'Fëmijët kurrë nuk janë fajtorë', libri për gjakmarrjen që u nderua në Itali

'Fëmijët kurrë nuk janë fajtorë', libri për gjakmarrjen që u nderua në Itali

07:30, 26/04/2019
A+ Aa A-

Shkrimtarja me origjinë shqiptare Ismete Selmanaj Leba është nderuar me çmimin “Holmes Award 2019” për librin e saj “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët kurrë nuk janë fajtorë), shkruan albinfo.ch.

E këtë çmim që e mori në Napoli të Italisë, shkrimtarja ua ka dedikuar fëmijëve që vuajnë pasojat e gjakmarrjes.

“Ua kushtoj këtë çmim të gjithë fëmijëve të burgosur në shtëpi, në emër të një kodi të lashtë shqiptar, Kanunit. Ata janë viktima”, ka thënë ndër të tjerash ajo.

Përmes këtij libri, ajo dërgoi në Itali historinë e Kanunit e gjakmarrjeve në Shqipëri. Sipas saj, vetëm duke folur për këto dukuri, ndihmohet shoqëria duke u bërë më e vetëdijshme, përcjell albinfo.ch.

Vitin e kaluar, Selmanaj Leba kishte marrë edhe një çmim nga Fondacioni “Harpa” në Fier të Shqipërisë, për kontributin dhe përfaqësimin e zërit të autorëve shqiptarë në Itali.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco