Shkrimtarja shqiptare, finaliste për çmimin ‘Griffin’ 2019 në Kanada

Shkrimtarja shqiptare, finaliste për çmimin ‘Griffin’ 2019 në Kanada

23:33, 24/04/2019
A+ Aa A-

Përmbledhja me poezi e titulluar  “Negative Space” nga shkrimtarja  Luljeta Lleshanakut  dhe e  përkthyer nga Ani Gjika, botuar në Angli dhe në SHBA gjatë vitit të kaluar është përzgjedhur si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada.

Më herët kjo përmbledhje poezish është vlerësuar me çmimin “PEN-I dhe gjithashtu është përzgjedhur si një ndër finalistët për çmimin ‘PEN America 2019”.

Çmimi prestigjioz “Griffin” në Kanada është themeluar në vitin 2000 nga  biznesmeni dhe filantropisti  Scott Griffin.

Ky çmim jepet çdo vit në dy kategori për poezinë ndërkombëtare të shkruar apo të përkthyer në anglisht dhe për poezinë kanadeze. Emra të njohur të cilët e kanë fituar më herët këtë çmim janë: Anne Carson, John Ashberry,  Charles Simic, Charles Ëright, Paul Muldon, Heather McHugh, Paul Celan, etj.

Juria e çmimit GRIFFIN është shprehur kështu për përmbledhjen me poezi “Negative Space”:

“Sa më pak e njohur gjuha origjinale, aq më e vyer bëhet dhurata e përkthimit! Libri ‘Negative Space’ i Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rrallë tek poezia shqiptare bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi te mprehtë, Ani Gjika e cila është edhe vetë poete, ka mundur të shprehë në anglisht jo vetëm poezitë e ‘Negative Space’ por dhe atmosferën e ngrysur e cila zotëron gjatë gjithë librit, një ndjesi e thellë përkohshmërie që është pasojë e së jetuarit nën presionin e ashpër politik. Negative Space është gjithkund pjellore. Duke hapur portën e traumës, ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent, me ngjarje që nxjerrin në dritë realitetin e një njerëzimi të përbashkët, duke i rikthyer dinjitetin këtij njerëzimi. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna, poezia e Lleshanakut është përherë trazuese, por dhe qetësuese për ne, banorët e saj.”

Çmimi GRIFFIN është një nga më të rëndësishmit në letërsi dhe arrin shumën 65 mijë dollarë kanadezë që ndahet midis përkthyesit dhe autorit, ndërkohë që secili nga finalistët shpërblehet me 10 mijë dollarë kanadezë.

Përmbledhja  “Negative space” përfshin dy libra me poezi “Pothuajse dje” dhe “Homo Antarcticus”. Ndërkohë  përkthyesja e këtij libri Ani Gjika, është vlerësuar edhe me grant nga National Endowment for Arts në SHBA për këtë përkthim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco