VIDEO/ Nga arratisja prej komunizmit tek filmi në Nju Jork/ ‘Gangsteri shqiptar’ rrëfehet në SYRI.net

15:09, 24/04/2019
A+ Aa A-

Bledian Koka: Përshëndetje! Faleminderit që pranuat të zhvillonim bashkë këtë intervistë...

John Rezaj: Faleminderit për mirëpritjen, faleminderit shumë

Jozef Mazija: Përshëndetje, si jeni?

Koka: Z. Rezaj dhe Z. Mazija, së pari dua t’ia nis me zotin Rezaj i cili ishte subjekt i një historie që është publikuar gjatë ditëve të fundit në Nju Jork Times. Zoti Rezaj, ç’farë është ky film, kjo eksperiencë e re në jetën tënde?
Rezaj: Për të qenë i sinqertë është shumë ekzaltuese, diçka që unë nuk e prisja kurrë. Kam aktruar disa pjesë të vogla filmash në të kaluarën por jo të kësaj përmase. U shoqërova për disa vite me një regjisor i cili ishte shumë i interesuar të dinte më tepër rreth mënyrës së jetesës së shqiptarëve dhe Nju Jork-ut, ai ishte shumë i interesuar të dinte rreth kulturës, Matthew Brown i cili është regjisori njëkohësisht partneri im i punës dhe një gjeni nëse më pyesni mua. Ai erdhi tek unë pasi kishte një kohë të gjatë që kërkonte të krijonte kontakt me mua, pasi kishte bërë hulumtime të shumta rreth kulturës shqiptare në Nju Jork, në Amerikë në fakt, e kështu një arsye çoji tek një tjetër, mbajtëm kontakte dhe më pas ja nisëm, ndenjëm bashkë rreth dy vite... 

Koka: Zoti Rezaj, a është filmi ‘Gangsteri Shqiptar’ një film rreth jetës tënde?

Rezaj: Absolutisht jo... Jo... Por është një film rreth jetës në Nju Jork, për disa njerëz dhe për shumë njerëz të ndryshëm, jo vetëm për mua. Nuk di si ta përshkruaj me fjalët e duhura, por janë histori që ti dëgjon rrotull se çfarë ndodhi me atë e me këtë, kështu ndodhin gjërat në rrugët e Nju Jork-ut. Kur je në rrugë nëpër kafene, elemente të tilla. Kjo është ajo që portretizon ky film.

Koka: Do ta nis intervistën fillimisht me filmin dhe do të pyes edhe kushëririn tënd Jozef Mazija që është aty pranë, si ishte eksperienca juaj në këtë film, erdhi natyrshëm apo ishte një surprizë për ju?

Jozef Mazija: Do të thoja pak nga të dyja, sepse siç tha pak më parë John, erdhi shumë natyrshëm. Edhe kur ikëm në Kaliforni për festivalin për premierën, të gjithë ishin të surprizuar për punën që ne bënim, për punën që ky bënte sepse ky është karakteri kryesor në film, pra ky është ylli i filmit.

Rezaj: Po, më kanë qejf...

Koka: Do të flasim pak më vonë për John që ndan çmimin me një aktor të mirënjohur Ethan Hawke dhe ai luan në një film interesant që flet për sindromën e Stokholmit. Kjo jetë e re e të qenit një aktor i një filmi, a do të thotë kjo një jetë e re për ju tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Rezaj: Absolutisht, ka ndryshuar shumë gjëra për mua. Më ka çuar në një tjetër nivel. Jam shumë i surprizuar nga çdo gjë që ka ndryshuar dhe jam krenar të them të drejtën, nuk e mendoja se do të isha në gjendje të bëja diçka të tillë, por ja që mendokan se jam i mirë në atë që bëjë.

Koka: Je thjesht  origjinal dhe i pabesueshëm.

Rezaj: Faleminderit

Koka: Por a keni ndonjë projekt tjetër filmi? A mund të themi që ti tani je bërë pjesë e Hollywood-it?

Rezaj: Mmmhh. Hapat po ngjiten lart, çdo ditë është një hap lart. Në fakt sot sapo më afruan një rol kryesor që pritet të xhirohet në Nju Jork tani, por kjo është një gjë tjetër. Megjithatë, sapo u ktheva nga një udhëtim biznesi në Los Angeles, biseduam goxha, por është një pjesë e dytë në këtë film, ok nuk është i njëjti film, por është një pjesë e dytë e filmit që se kemi përfunduar ende, mund të përfundojë mbase brenda disa muajsh, varet nga oraret sepse tani kemi shumë oferta mbi pjatë, shumë  njerëz vijnë për arsye të ndryshme dhe nëse më pyet mua, është pak mbingarkesë sepse nuk isha i përgatitur për një gjë të tillë, por besoj se nuk ka gjë që nuk mund ta përballoj... Do ta shohim... Tani do ta marrë si të vij. Çfarë do të vij më pas, cila do të jetë oferta e radhës, siç thash sapo bëra një udhëtim biznesi në Los Angeles dhe kishte disa propozime, tani do të pres dhe të shoh se cili do të jetë rezultati i gjithë atyre bisedimeve që patëm.

Koka: John, cila është qasja që publiku amerikan ka për filmin ‘Gangsteri Shqiptar’? Çfarë opinionesh ka për këtë film?

Rezaj: Deri më tani ka patur opinione kryesisht pozitive.

Koka: Kryesisht pozitive!

Rezaj: Kryesisht pozitive, 99 për qind pozitive. Do të jetë gjithmonë dikush që nuk i pëlqen ajo që ti bën, ose nuk i pëlqen stili i filmit, përpiqen të na bëjnë të dukemi keq, por kjo është vërtetë një histori babëzie, krimi të vërtetë në rrugët e Nju Jork-ut dhe këtu ka shumë aktrim, kjo nuk është diçka e vërtetë, njerëzit e kuptojnë se kjo është thjesht art, nuk është dokumentar përshembull. Megjithatë është e bazuar në disa histori të dokumentuara sepse këto janë histori të marra gjatë viteve që jeton në rrugët e Nju Jork-ut, jo vetëm historitë e mija, por historitë e të gjithëve. Ka shumë njerëz të përfshirë, që rrinë me njëri tjetrin, që tregojnë histori dhe këtu shfaqet  Matthew Brown, regjisori, gjithçka që ai bëri ishte të dëgjonte dhe u ndje i mahnitur me kulturën, i mahnitur me mënyrën e jetesës, se si ne mund të rrimë bashkë dhe të pimë cigare në kafe në një kohë kur është e jashtëligjshme të bësh diçka të tillë në çdo vend tjetër të qytetit të Nju Jork-ut. Ju bëni çfarë të doni... jo po kjo e ajo... dhe ai i bashkojë idetë e tij dhe bëri këtë film dhe bëri një punë të shkëlqyer, u bashkoi copëzat, ai është ngjitësi i këtij filmi.

Koka: - John, a do të luaje një film tjetër, ku le të themi nuk ke rolin e një gangsteri shqiptar por të një shqiptari të mirë, një shqiptar miqësor...

Rezaj: Mezi po e pres...

Koka: Sepse nëse e ke dëgjuar se çfarë po ndodh me shqiptarët, ne po përballemi me një opinion ku na shohin si kriminelë apo...

Image

Rezaj: Po ne jemi shumë negativ, e kuptoj një gjë të tillë, po përpiqem që të qëndrojë larg gjithë këtij negativiteti, pres që të bëjë projekte pozitive në të ardhmen ku do të ketë diçka pozitive për kulturën tonë, për çdo gjë duke nisur që aty e deri në Amerikë. Por e di çfarë, e gjitha kjo është e re për mua, të jem i sinqertë jam ende i surprizuar për pasojat e këtij filmi, nuk e mendoja se do të merrja kaq shumë vëmendje. Ky ishte thjesht një film që mu ofrua dhe më kërkuan të luaja një karakter dhe unë këtë gjë bëra, duke dhënë më të mirën që mund të jepja.

Koka: Ja dole shumë mirë John

Rezaj: Faleminderit

Koka: Mund ta ndajmë këtë informacion për publikun shqiptar që mbase nuk e di, ti ndave një çmim me Ethan Hawke, çfarë do të thotë ky vlerësim i amerikanëve për ty që luan në rolin e gangsterit shqiptar?

Rezaj: E di çfarë, ndihem ende i surprizuar sepse as nuk e çoja nëpër mënd të më jepej një shans i tillë me një aktor të madh si Ethan Hawk dhe ta ndaja këtë çmim. Kur dëgjova ata që thirrën emrin tim thash: Çfarë?! Joooo! 

Koka: Nuk e prisje aspak?!

John: Jo, do jenë gabuar, nuk ka mundësi që më kanë futur aty me Ethan Hawk. Por isha shumë i gëzuar, i përulur dhe super i lumtur, shumë i lumtur për këtë dhe shpresoj që të vijojë të bëjë gjëra të tilla

Koka: Jozef! A është John i njëjti që ka qenë më parë tani që është një yll filmash?

Mazija: Të paktën mesa e njoh unë atë, pasi kam vetëm 10 vite që kam ardhur këtu, praktikisht John nuk ndryshon, është i njëjti që kam njohur më parë.

Rezaj: Unë nuk ndryshoj, nuk do të ndryshoj kurrë.

Koka: Si e përballon famën tani?

Rezaj: Rri më shumë brenda.

Mazija: Përpiqemi të mos dalim shumë.

Rezaj: - Jo, me të vërtetë është ngarkesë shumë e madhe. Ka njerëz që kërkojnë të bësh foto me ta. O ti je ai djali në këtë film, jam shumë mirënjohës për një gjë të tillë, kur më njohin, por ndonjëherë mund të jetë intensive dhe ka nisur të jetë më intensive tani sepse ka më tepër ekspozim. Ndonjëherë më pëlqen, ndonjëherë thjesht qesh dhe them boll tani ju lutem. Nuk mund të them se jam një super yll, por është diçka që më duhet të mësohem.

Koka: Po komuniteti shqiptar, si e priti komuniteti shqiptar rolin tënd në këtë film por edhe filmin në tërësi, se si e përfaqëson ky film komunitetin shqiptar në Bronks, por edhe në të gjithë Amerikën?

Rezaj: Të them të drejtën kam vetëm pozitivitete. Nuk dua të them që ky film përfaqëson shqiptarët në Amerikë, kjo është mbi të gjitha një përrallë.

Koka: Është një përrallë?

Rezaj: Është një përrallë! Por është një film aksion/krim, është diçka që regjisori mendojë se njerëzit do të donin të shihnin. Më kërkojnë të bëja atë që donte që të bëja dhe e bëra, siç thash e dëgjova atë djalë dhe çdo gjë që më kërkojë ta bëja e bëra ashtu siç donte ai. Meqë ra fjala, ai është nga Afrika e Jugut, nuk është shqiptar kështu që... U përpoqa... këtë film nuk do doja që fëmijët e mi ta shihnin, thjesht doja të isha i sinqertë me ju. Nuk do doja që fëmijët e mi ta shihnin, nuk do doja që mamaja ime ta shihte këtë film, ndihesha shumë i turpëruar. Më tha: si ke bërë kështu në film? Unë i thash: Ma’ është thjesht aktrim, nuk është e vërtetë. Isha pak i turpëruar të them të drejtën, ishte pak e vështirë për mua të shihja veten në ekran. Siç thash, të duhet pak kohë që të ambientohesh por po adoptohem shpejt.

Koka: John, mbetet një film, por ne shqiptarët pyesim gjithmonë për lekë. A je i pasur tani pas filmit?

Rezaj: Më fal!

Koka: Ne shqiptarët pyesim gjithmonë për të përfitimet monetare, për lekët e kështu me radhë. A je i pasur, më i pasur, pas këtij filmi?

Rezaj: Jo, ende shumë larg... të lutem... sikur... fjala jote në vesh të Zotit... ishalla po. Kërkon shumë punë por gjithsesi u pagova për punën që bëra dhe shpresoj që të bëjë më shumë, varet nga suksesi që do të ketë filmi dhe se në çfarë projekti tjetër do të na çojë ky film. Por jo nuk jam i pasur, do të dëshiroja të isha të them të drejtën.

Koka: A bashkëpunon ende me Matthew Brown apo do të kesh një producent tjetër?

Rezaj: Jo jo, absolutisht jo. Unë the Matthew Brown jemi të pandarë. Ne të dy jemi koleg nga dita parë dhe do të vazhdojmë të jemi koleg deri në fund. Ka një nivel besnikërie dhe dashurie mes nesh. Familja tij, familja ime, u lidhëm shumë dhe të dy kemi të njëjtat qëllime në mendje. Kërkojmë të arrijmë një nivel të caktuar së bashku sepse e nisëm së bashku. Nuk mund të them se çfarë mund të ndodhi me filmat e tjerë, por tani jemi kështu dhe do të vazhdojmë të mbetemi të tillë. Ai është njeriu im, ai më drejton mua.

Koka: Jozef, a është edhe ky një shans për ty për tu ngjitur në karrierë?

Mazija: Po, është goxha mirë, nuk e prisja. Ditën e parë që nisëm xhirimet, John ishte në shtëpinë time dhe më tha: Hej do të bashkohesh me ne? Unë i thash, pse jo! Kam një rol të vogël në këtë film por siç tha ai, ka një pjesë të dytë, në atë film kam një rol të plotë. Po ndihmojmë njëri-tjetrin.

Rezaj: Atë që po përpiqem të bëj është që ti përfshij të gjithë në komunitetin tim, përfshirë edhe nënën time. Pse mos të fus ca para në xhepat e miqve të mi! Po përpiqem të bëjë diçka të mirë...

Koka: Tipike shqiptarësh...

Rezaj: Ajo që po përpiqem të bëj është që ti përfshi të gjithë, njerëzit që njoh, ata që kam miq të afërt, që u rritën me mua.

Image

Koka: John, publiku shqiptar do të dijë më tepër rreth teje. Ku ke lindur? Çfarë bën në Amerikë? Si mbërrite atje?

Rezaj: Shumë e thjeshtë. Do ta përshkruaj sa më thjeshtë të jetë e mundur. U rrita në veri të Shqipërisë, në Vermosh. Në atë kohë ishte koha e komunizmit, isha një djalë i vogël, rreth 6 vjeç. U arratisëm nga regjimi në mes të natës, përtej kufirit, rrezikuam vdekje për liri. Kjo ishte ajo që vendosi babai im, familja ime.

Koka: Me sa njerëz ishe kur u largove nga Shqipëria? E gjithë familja jote?

Rezaj: Po e gjithë familja ime. Gjyshja, mamaja, babai dhe unë me vëllezërit e mi.

Koka: A të kujtohet ajo kohë?

Rezaj: - Po, kam disa gjëra në kujtesë, momente të frikshme. Më thonin të rrija urtë, të mos bëja zhurmë, gjëra të tilla. Përpiqeshim të ecnim nëpër male për 13 orë deri në Mal të Zi, ishte një situatë jetë a vdekje.

Koka: Çfarë ndodhi më pas?

Rezaj: Ajo që ndodhi më pas ishte që më në fund mbërritëm në Mal të Zi dhe mbaj mënd që familja ime hyri në një luginë, kishte disa shtëpi, me duart lart sikur ishim duke u dorëzuar. E kuptuan që ishim arratisur dhe për fatin tonë të mirë kishim të afërm aty. Gjyshi im më parë kishte qenë një shtetas malazez, ai u bllokua aty kur u mbyllën kufijtë. Ishte një diplomat që udhëtonte në Jugosllavi dhe në Shqipëri dhe kur u mbyllën kufijtë ai mbeti jashtë Shqipërisë. Mamaja ime nuk e pa të atin e saj për më tepër se 30 vite. Dhe kur arritëm në Malin e Zi thirrën disa njerëz që të vinin e të na merrnin dhe ata erdhën. Na mirëpritën me krah hapur, ishte një çmenduri.

Koka: Si ishte të ktheheshe nga një djalë i vogël nga Vermoshi në një djalë Bronksi? Me çfarë atmosfere u përballe? A ishte e vështirë për ty?

Rezaj: Tranzicioni ishte absolutisht shumë i vështirë sepse erdhën nga katundi dhe u hodhëm në mes të getos, Bronksit.

Koka: Ku është më mirë në Vermosh apo geto Bronksit?

Rezaj: E imagjinon se si mund të jetë për mua të shoh njerëz të ngjyrave të ndryshme, njerëz që sillen si të çmendur. Për mua ishte një kulturë e re, nuk flisja gjuhën. Por kur ika në shkollë e mësova shumë shpejt gjuhën, por megjithatë ishte një tranzicion i vështirë, ishte shumë e frikshme të them të drejtën. Më mbahet mënd që ishte e frikshme, ishte e vështirë. Por me një familje të fortë, qëndruam bashkë dhe ja ku jemi.

Koka: Shqiptar të fortë.

Rezaj: E vërtetë, jemi të gjithë të fortë.

Koka: Qëkur ke ikur, a e ke vizituar më Shqipërinë?

Rezaj: Hera e parë që isha në Shqipëri ishte në 2012-tën dhe arsyeja që vajta ishte... nuk e prisja, por arsyeja ishte, nuk e di nëse ke dëgjuar për Unikatil? Rebelin? Reperin?

Koka: Po, po, e dëgjova këngën e tij edhe në filmin tënd, po?

Rezaj: Po është një mik i ngushtë i imi, ai, vëllezërit e tij, familja tij, jemi miq të afërm. Ai bëri një shfaqje të madhe në Prishtinë, në stadium dhe pa më treguar, më kishte blerë një biletë dhe më tha ti duhet të vish me mua. Kështu që më në fund vajta në Prishtinë dhe nga aty vajta në Shqipëri, më pas në Vermosh që të bleja një shtëpi në vendlindje, atje nga ku vjen familja ime dhe ishte një ndjesi e mirë.

Koka: Çfarë ndjeve kur u ktheve sërish në Shqipëri, sidomos në vendin tënd në Vermosh?

Rezaj: Ishte shumë emocionuese për mua

Koka:- Vërtet?

Rezaj: Po...

Koka: Si tu duk Shqipëria në atë kohë?

Rezaj:  Rashë në dashuri ...

Koka: Vërtet?

Rezaj: Po dhe jam ende i dashuruar me Shqipërinë dhe shansi i parë që më jepet do të kthehem.

Koka: Po pas 2012-tës a u riktheve sërish?

Rezaj: Po, u ktheva në dy raste të ndryshme. Isha vitin që shkoi sepse prezantuam filmin në Tiranë, për respekt, gjithashtu edhe në Prishtinë, kishim një shfaqje në Prishtinë dhe ishte një event ekstravagant tapeti të kuq, erdhën shumë njerëz dhe na dhanë shumë dashuri dhe më pas e bëmë në Tiranë, edhe aty doli shumë mirë. Ishte një event i madh, për mua ishte i madh.

Koka: John, si ka mundësi që i ke mbajtur ndjenjat e atdhetarizmit sepse ke shumë vite që je shkëputur relatat me jetën e shqiptarëve, me stilin e shqiptarëve?

Rezaj: E kam në gjak, gjaku im rrjedh kuq e zi, ashtu do të jetë përgjithmonë. Fëmijët e mi do të flasin shqip, me aq sa mund ti mësoj, nipërit e mi. Kemi atë krenarinë brenda nesh, nuk e di për të tjerët, por unë jam krenar ti them të gjithë të tjerëve këtu që unë jam shqiptar.

Koka: John, artistët shqiptar po ja dalin mjaft mirë në muzikë si: Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rerxha gjithashtu. A ke pasur kontakt me ta? A ke ndonjë projekt me to?

Rezaj: Jo, jo me ato por ti harrove të përmendësh Era Istrefin e cila është fenomenale. Po shqiptarët po ja dalin anë e mbanë sot dhe jam krenar për to.

Koka: Tani edhe në filma sepse të shkruaj Nju Jork Times për një aktor filmash shqiptar është një gjë e rrallë

Rezaj: Siç e thash, është e vështirë për mua ta përtyp një gjë të tillë me një frymë, është një efekt topi prej dëbore si të thuash

Koka: A je gati ta përballësh?

Rezaj: Jam gati për gjithçka, jam përballur me gjëra më të këqija në jetën time, jam i lumtur dhe e pres me kënaqësi një gjë të tillë. Jam mirë, dua të bëj diçka pozitive. Këtë film siç të thash nuk do doja që ta shihnin fëmijët dhe nëna ime, por kjo ishte hera e parë që bëja një gjë kaq të madhe. U pagova për të bërë një punë dhe bëra punën që mu kërkua të bëja. Por kam shumë gjëra të planifikuara në një të ardhme të afërt dhe do të jetë një gjë që do ti habis të gjithë besoj. Shumë shpejt, shpresoj.

Koka: John dhe Jozef, jemi drejt fundit të intervistës, për mua ishte një kënaqësi e madhe dhe një nder që bisedova me ju. A keni ndonjë mesazh për njerëzit e juaj, për shqiptarët?

Rezaj: Dua ti falënderojë të gjithë për mbështetjen e tyre. Më mbështetën shumë kur isha në Shqipëri dhe në Prishtinë. Nuk di se çfarë të them, ndihem shumë i lumtur për këtë dhe shpresoj që të vazhdoj ti ofrojë gjëra që ata duan të shohin.

Koka: Ishte një kënaqësi e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco