Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Violinist i mirënjohur, Olen Cesari luan sot në Pallatin e Kongreseve

Violinist i mirënjohur, Olen Cesari luan sot në Pallatin e Kongreseve

10:25, 23/04/2019
A+ Aa A-

Olen Cesari ka lindur në Durrës. U ngjit në skenë në moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur dhe në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit.

Në moshën 10-vjeçare e mbaroi gjithë programin e Liceut Artistik dhe si mbaroi këtë ai ishte i vetmi fëmijë mes studentëve 24-vjeçarë që korrte sfidat në Institutin e Lartë të Arteve.

Shteti e dërgoi në Romë të vazhdonte studimet për violinën. Në moshën 18- vjeçare kishte mbaruar 3 konservatore: një në Shqipëri, një në Itali, dhe një në Austri.

Dhe falë këtyre përpjekjeve arriti të bëhet violinisti i njohur që të gjithë e duan jo vetëm në Shqipëri por anë e mbanë votës.

Olen Çezari dhe grupi i tij “International Clandestine Orchestra” është rikthyer përsëri  në Tiranë dhe do të mbajë një koncert për dy netë me radhë në Pallatin e Kongreseve.

Muzikanti shoqërohet në këtë koncert edhe nga 22 artistë të njohur në mbarë botën, teksa premton surpriza për publikun shqiptar.

Disa nga të ftuarit specialë do të jenë kantautori i njohur italian Alessandro Mannorino, instrumentisti i njohur nga Kina Guo Gan, këngëtarja Lavinia Mancusi, etj.

Violinisti, Olen Çezari, dhe grupi i tij do të interpretojnë në skenën e Pallatit të Kongreseve më 23 dhe 24 prill në orën 19:00.

“E ndiej të domosdoshme që të vij në Shqipëri, e kam brenda vetes, është pjesë e dëshirës sime, që atë që prezantojmë nëpër botë ta kemi edhe këtu”, shprehet violinisti.

Gjatë karrierës së tij në mbarë botën Oleni nuk ka qenë asnjëherë vetëm, sikundër edhe në këtë koncert ka ftuar disa nga miqtë e tij, për ta shoqëruar.

 “Bashkë me grupin tim International Clandestine Orchestra kemi dhjetë vite që udhëtojmë nëpër botë, do të vendosim në skenë nesër edhe pasnesër tinguj nga e gjithë bota.

Për këtë kam thirrur miqtë  e mi, që këto tinguj të jenë të prekshme dhe reale, si kantautorin e njohur italian Alessandro Mannarino, instrumentisti i njohur nga Kina, Guo Gan, bateristi Pepe Sanchez, Eden, i cili për dy muaj bllokoi Sanremo-n e të rinjve, artisti nga Kuba Shama Milan, këngëtarja Lavinia Mancusi , që e kam pjesë të grupit tim, edhe humoristin Bes Kallakun”, vijon më tej, gjeniu i violinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco