Ndërron jetë një nga solistët kryesorë të Operas, lamtumirë Burhan Spahiu!

Ndërron jetë një nga solistët kryesorë të Operas, lamtumirë Burhan Spahiu!

14:35, 19/04/2019
A+ Aa A-

Nga Gjeta tek plaku Zhermon, nga Kristoja te Figaro... U shua baritoni që vishte me zërin e tij të ngrohtë e kumbues personazhet e operistikës botërore e asaj kombëtare.

Ministria e Kulturës njoftoi se sot i jepet lamtumira, baritonit Burhan Spahiu (1943-2019), një prej solistëve kryesorë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që i ka dhënë zë dhjetëra karaktereve. Ka interpretuar në vepra si: “Skënderbeu”; “Brigada e grave”; “Përtej mjegullës”; “La Boheme”; “Dhëndri u transferua”; “Mrika”; “Zgjimi “Lulja e Kujtimit”; “Berberi i Seviljes “Goca e Kaçanikut”; “Toka Jonë”; “Carmen”; “La Traviata”; “Borana”; Alfio, “Cavalleria Rusticana”, etj.

Nderohet kësisoj emri i Burhan Spahiut edhe si një prej pedagogëve të shquar të Akademisë së Arteve, i cili nxori nga duart breza të tërë këngëtarësh!

Lamtumirë, artist! I paharruar mes kolegësh, studentësh dhe publikut që e përcjell edhe sot me duartrokitje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco