Firmosët për prishjen e Teatrit dhe tani qani për Notre Dame?!

Firmosët për prishjen e Teatrit dhe tani qani për Notre Dame?!

11:44, 19/04/2019
A+ Aa A-

Nga Neritan Liçaj.

Nga Butrinti ju them, ju them: Si nuk u reagua kur u ndërtua një qoftehane në Butrint, shtëpia e Eneas, heroit të Trojës; shtëpia e Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh dhe qendra e dajës së Aleksandrit, vëllait të Olimpias - mbretit Aleksandër.... ose për teatrot kombëtare, që donin të prishnin horrat, por për katedralen e Parisit!!!

Butrinti ishte qyteterim kur Parisi nuk ishte as katund dhe për më tepër Butrinti është shqiptar.

Po pse mor teatrantë të nderuar, që keni luajtur në skenën e Teatrit, firmosët për prishjen e tij dhe tani qani për Notre Dame?!

Nuk respektoni vendin tuaj dhe derdhni lot për diçka vërtet shumë të bukur, por që nuk iu përket vërtet juve!
Kur u vu kanoçja në shtëpinë time, unë shikoja tërë ditën,  2-ish e “sllavit”.

Im atë, ndjesë pastë, më thoshte: Ti edhe sikur 2 orë të japë 2-i i “sllavit”, një gomar, duke ngrënë bar, ti e sheh sepse është gomar i jashtëm!

Mos u bëni si unë adoleshent.

Vajtim për Parisin pa diskutim, por më parë ruani vendin tuaj se latë nam!
Sigurisht ky mesazh i imi përjashton të gjithë ata njerëz të ndjeshëm ndaj pasurive tona kombëtare dhe që e kanë treguar atë. Për ta, shumë respekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco