Jo më '50 Hijet e Greit': Tani vjen çmenduria e aristokratit britanik për një shqiptare

Jo më '50 Hijet e Greit': Tani vjen çmenduria e aristokratit britanik për një shqiptare

13:59, 18/04/2019
A+ Aa A-

Londër - Më 16 prill 2019 u publikua libri i ri i autores së famshme të "50 Hijeve", Erika Leonard, 56 vjeçe. Ky libër titullohet "The Mister". 

Shkritarja erotike më e famshme e të gjitha kohërave preferon të quhet " EL James". El James nuk i pëlqen të flasë me gazetarët, të cilët shpesh duan të dinë gjëra thellësisht personale, si për shembull, sa para fiton ajo dhe nëse ka ndonjë birucë për seks në bodrumin e saj.

Kundërshtia e saj ndaj publicitetit mund të jetë e papranueshme dhe deri diku jopraktike. Si një nga shkrimtaret më të famshme dhe të më kërkuara ën botë, ajo duhet herë pas here të pranojë pyetjet nga publiku, sidomos kur ka një libër të ri për të nxjerrë. Por ajo nuk është e lumtur për këtë. “Ajo e urren këtë gjë” më thotë fatkeqësisht agjentja e saj, Valeria Hoskins, një javë para se unë të takohem me James.

Normalisht, ky lloj qëndrimi, një nivel armiqësor ndaj gazetarëve të zhurmshëm, do ta bënte të pakëndshme intervistën. Por kur James më përshëndet në shtëpinë e saj plot dritë dhe ajër në Ealing, një lagje e qetë periferike në perëndim të Londrës, ku ajo jeton me burrin e saj, shkrimtarin Niall Leonard dhe dy qenushat e tyre, ajo nuk duket pa qejf nga distanca, së paku jo nga pamja e jashtme.

Ajo propozon që ne të ulemi në kuzhinën e saj të madhe e të pastër, me pamje nga kopshti, për kafere dhe kruasant, para se të shkojmë në zyrën e saj për të folur mbi novelën e re, romancën “The Mister”.  Ajo flet për djemtë e saj, 22 dhe 24 vjeç dhe çfarë i pëlqen në televizion, “Games of Thrones” dhe “Stranger Thing”.

'THE MISTER'

Me “The Mister’, puna e saj e parë qëkurse u bë fenomen ndërkombëtar, James shpreson të shënojë një fazë të re në karrierën e saj. Puna e saj e fundit është një histori dashurie, por më e zbutur nëse do ta krahasonim, në Londrën bashkëkohore, ku shfaqet një aristokrat britanik i pasur që bie në dashuri me pastruesen e shtëpisë së tij, Alessia Demachi, një grua te re, të bukur e misterioze që ka ikur nga Shqipëria.

Sikur të flisnim me gjuhën e Hollivudit, kjo duket si një përzierje e “Hirushes” me “Dowton Abbey”.

James shkoi në Shqipëri dy herë për të bërë kërkime për novelën dhe një mblodhi një sërë librash mbi këtë vend, përfshirë një fjalor shqip, një udhërrëfyes kodes sociale dhe ligjesh shqiptare dhe një libër rreth krimit të organizuar shqiptar.

Burri i saj, i cili është kuzhinieri i familjes, mësoi të bëjë mish të thatë tradicional shqiptar.

Ky ishte një ndryshim i madh nga kërkimet që bëri lidhur me “50 Hijet” që përfshinin kërkime në disa nga qoshet më të errëta të internetit, kalimin nëpër faqet e internetit të dedikuara për teknikat dhe aksesorët e skllavërisë seksuale.

Për dashamirësit e saj që janë duke pritur një tjetër histori me mbyllje goje, kamzhikë dhe fjalë sekrete, “The Mister” mund të duket si zbritje. Skenat e seksit janë të qarta dhe të gjëra, por nuk janë aq agresive dhe përtej kufijve si tek “50 Hijet”.

Por James ka pasur një tjetër objektiv për të treguar përtej gudulisjeve. Nën fantazinë shkumëzuese, “The Mister” godet me tema të rënda të papritura, si pabarëzia ekonomike, gjendja e punëtorëve pa dokumenta, shtypja e grave në shoqëritë konservatore dhe mënyra sesi qeveritë dhe institucionet sociale ngrenë pasurinë dhe fuqinë dhe shfrytëzojnë të dobëtit./SYRI.NET

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco