‘Mill misri më dhatë, bukë misri ju gatova’- Demalia: Si sot 100 vjet, lindi ai që na dha atë Tironë të pakrahasueshme

‘Mill misri më dhatë, bukë misri ju gatova’- Demalia: Si sot 100 vjet, lindi ai që na dha atë Tironë të pakrahasueshme

21:52, 15/04/2019
A+ Aa A-

Ilir Demali nëpërmjet një statusi në Facebook, përkujton Lym Allën, i lindur 100 vjet më parë dhe themeluesi i klubit të futbollit “Tirona”.

Postimi i plotë i Demalisë:

Legjenda Lym Alla. Sot 100 vjet më parë në Tironë, lindi Lym Alla.

Ai që na krijoi na dha atë Tironë të pakrahasueshme në historinë e futbollit shqiptar

Sot profesor Lymin, do ta kujtoj për thagmat e tij me aq spec dhe nëntex kunder qeverisë.

Në vitin 1969 Tirona luante me Ajaksin në Tironë. Ekipit Tironës i kishin caktuar si psikolog prefesorin e psikologjisë në Universitetin e Tironës Sinon Tafaj.

Nje ditë para ndeshjes mbas stervitjes te Qemal Stafa, profesor Lymi po kthehej në këmbë për tek Hotel Vjosa (tashme e shembur nga Rilindja) ku ishte i grumbulluar ekipi.

Gjatë gjithë rrugës Sinon Tafaj, po i fliste Lymit se me cfarë skeme të luante, si ta ndërtonte formacionin, kë te fuste në mbrojtje e të tjera …

Profesor Lymi, kur u afruan ke Vjosa pas gjysëm ore që kishte dëgjuar Sinonin, i thotë: -Profesor, unë kujtova së i ke ment në kaptinë, po ti i paske harru m’çontët.

Ne vitin 72-73 Lymi ishte trajneri i kombëtares, u rraf nga Rumania dhe Gjermania Lindore me rezultat të thellë. U bë mbledhje në federate ku ishte dhe Manush Myftiu. I kerkonin llogari profesorit për humbjet, pasi e myten me sulme, i erdhi rradha profesor Lymit…
– Ai i tha: Çare kërkoni pri meje, mill misri më dhat, buk misri j’u gatova. Çare dojshit j’u ?! – buk të bardhë me mill misri?!

Në vitin 1974 Profesor Zyber Konçi trainer I kombëtares kishte shkuar nje turne në Finlande, Bullgari, Gjermani për të parë ndeshje të këtyre ekipeve pasi Shqipëria ishte në grup më keto ekipe.

Kur u kthye pati takim në federate më Specialistet e futbollit shqiptar dhe trainer.

Profesor Konçi, po tregonte se ku I pikonte çatia këtyre ekipeve d.m.th dobesite e këtyre ekipeve.

U çua profesor Lymi, duke thënë,  Mirë mër Zyber, atyne i piko çatia, po ti e di që ne nuk kemi çati fare?!

Foto me Skender Hykën dhe profesor Lymin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco