I madhi Pirro Mani mbush  87 vjeç

I madhi Pirro Mani mbush 87 vjeç

12:23, 15/04/2019
A+ Aa A-

Pirro Mani, një personalitet i shquar i teatrit dhe kinematografisë, mbushi 87 vjeç më 14 prill. Ai lindi në 14 prill 1932 në Korçë dhe sot jeton në SHBA.

Regjisori dhe pedagogu i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë.

Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Ai është bashkëshort i aktores së mirënjohur Pavlina Mani. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime.

Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco