Nis ngritja e muzeut të kulturës françeskane në Shkodër

Nis ngritja e muzeut të kulturës françeskane në Shkodër

09:37, 12/04/2019

Në Kuvendin Françeskan në Gjuhadol është mbajtur një simpozium, qëllimi final i të cilit ishte prezantimi i nismës dhe projektit përkatës për ngritjen e Muzeut të Kulturës Françeskane- MKF.

Muzika e kompozitorëve françeksanë ka shoqëruar aktivitetin, ndërsa At Flavio Cavallini foli për etapat historike të pranisë françeskane në Shqipëri.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, u fokusua një rrëfim muzeor të kontributit kulturor të françeskanëve shqiptarë, ndërsa prof.Ardian Ndreca tregoi si e rikrijonte botën në art piktori Lin Delija.

Në fund të simpoziumit është shpallur nisja e një “fundraising” (mbledhje fondesh) për ngritjen e Muzeut të Kulturës Françeskane, projekt-ideja e të cilit u prezantua nga arkitekti Gjon Radovani.

Në fund të aktivitetit, u nënshkrua edhe kontrata e dhurimit të 104 veprave të mjeshtrit Lin Delija nga “Art Union Albania” për Muzeun e Kulturës Françeskane”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment