58 vjet nga vdekja e Mbretit Zog, Elia Zaharia publikon FOTOT e rralla

58 vjet nga vdekja e Mbretit Zog, Elia Zaharia publikon FOTOT e rralla

12:00, 09/04/2019
A+ Aa A-

9 prilli njihet si një ditë e trishtë për familjen mbretërore shqiptare pasi si sot 58 vjet më parë u nda nga jeta Mbreti Zog, ndërsa po si sot 80 vite më parë ai pa për herë të fundit vendin e tij.

Për të kujtuar këtë ditë, bashkëshortja e Princit Leka II, Elia Zaharia Zogu, ka publikuar disa foto të vjetra, që i përkasin vitit 1961, kur Mbreti Ahmet Zogu ndërroi jetë.

 “9 prilli është datë e çuditshme! 9 prill 1939 Mbreti Zog pa për herë të fundit vendin e tij…9 prill 1961 ai ndërroi jetë…Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë”, – ka shkruar ajo bashkangjitur postimit të saj.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco