Aty ku s'të japin as mundësinë të dështosh

Aty ku s'të japin as mundësinë të dështosh

10:11, 04/04/2019
A+ Aa A-

Nga Gerina Mullaj

"Eshte gabim te kesh te drejte kur qeveria e ka gabim" citonte Volteri. Media s' mund te jete gje tjeter veçse kazan per arsyen e thjesht se jetojme ne nje vend ku per te patur pushtet duhet te jesh nje lloj ene: tepsi, kazan, palare, kusi, s' ka rendesi. Mjafton te jesh thjesht nje ene dhe behesh deputet, drejtor, minister, madje ndonjehere, siç ndodh ketu behesh edhe media.

Te jesh ene ne duart e pushtetit eshte i vetmi kusht qe te jesh pjese e pushtetit, prandaj nuk shoh asgje te keqe ne zgjedhjen e plotvullnetshme qe ka bere media per te qene nje ene ne te cilin pushteti shfryn lengjrat e mavijosura e te thartuara te mashtrimit te vete. Dhe kazani ne vetvete eshte zgjidhja me e mire per te gatuar e vluar turlit partiake te te gjitha ngjyrave per te dal me pas ne ekran e zjere dhe e kulluar, si rakia e rrushit genjeshtra me e madhe e koherave: se nuk jetojme ne diktature dhe se mjaftojne parqet e pemet per te qeverisur si duhet.

Nese media qe perfaqeson te verteten sherben si kazan per te vluar rakia eremire e genjeshtres, atehere s'ka perse te na çudit dehja kolektive e nje populli qe sipas gjasave çdo here ka qeverine qe meriton, edhe per shkak se masa ngerthen ne vetvete nje lloj rehatie kur respekton autoritetet per shkak te frikes e jo merites . Por nga ana tjeter media, kjo psikologe bujare, mbase ben nje te mire te pashlyeshme duke mbuluar te verteten, pasi e verteta trazon ndergjegjet, krijon ankth, dhemb, e per ti kursyer popullit nje te keqe te tille, zgjedh genjeshtren e bukur, dehjeplot, hirmadhe, qetesi-ndjellese. Prandaj ka nje harmoni te pashoqe teksa ekrani mbeshtillet me parqe te gazmendshme, peme krenare qe mbillen aty-ketu ku nuk mbillet dot shpresa, femije te paqte, dhe politikane qe perdorin përkuljen për tu lartesuar.

Perdorin kazmen tamam ashtu siç perdorin gazetaret. Behen nje me masen vetem per te dale me pas mbi masen. Por propaganda e tyre shtinjake nuk eshte me e thelle se sa rrenjet e pemeve qe mbjellin, e bashke me çdo peme ata hedhin rrenjet e nje hipokrizie te marre e cila rreket te fyeje inteligjencen e qytetarit. Ata nuk mund te kuptojne qe duke u shprehur mire nuk mund te fshehin ato qe bejne keq, dhe kete gje mund ta beje vetem media: te bind turmen per ato gjera qe as ajo vete nuk eshte e bindur. Media lan mekatet e nje kaste qe ka zaptuar çdo mundesi, çdo hapesire, çdo pushtet aq sa nuk te japin as mundesine te deshtosh ne vendin tend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco