Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Prezantohet për Europën dokumentari ‘Kohën e bëjnë njerëzit’

Prezantohet për Europën dokumentari ‘Kohën e bëjnë njerëzit’

17:06, 03/04/2019
A+ Aa A-

Shoqëria Kulturore Shqiptare në bashkëpunim me Institutin Holandez për Luftën, Genocidin  dhe Holokaustin organizoi në 2 prill në Amsterdam premierën europiane të dokumentarit ‘Kohën e bëjnë njerëzit’ me producente gazetaren Desada Metaj.

Shfaqja e dokumentarit u bë në kuadër të serialit të debateve ‘Rrugët drejt drejtësisë’. Pjesëmarrës në këtë debat ishin historianë, studentë të Universitetit të Amsterdamit, diplomate dhe studiues holandezë.

Të pranishmit debatuan për mungesën e Drejtesinë Tranzitore në Shqipëri, ku në kontrast me vendet e tjera ish-komuniste apo ish-totalitare, shteti nuk ia ka dale ende që me masa ligjore dhe jo-ligjore të korrigjojë padrejtësinë e madhe ndaj një pjese të popullsisë gjatë komunizmit.

Gjithashtu, u diskutua për mungesën e reflektimit të shoqërisë si një element shumë i rëndësishëm për Drejtësinë Tranzitore.

Historiania Dr. Eni Papa nga Universiteti i Tiranes mbajti një referat mbi trashëgiminë e regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa drejtoresha e programeve të NIOD Dr. Nanci Adler referoi për rëndësinë e reflektimit dhe drejtësisë transitore për shoqëritë post-totalitare!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco