Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Sëmundja e të dukurit ai që nuk Je duhet të marri fund

Sëmundja e të dukurit ai që nuk Je duhet të marri fund

08:21, 03/04/2019
A+ Aa A-

Nga Moza Demiri

"Muzika nuk është thjesht diçka që na pëlqen ose që na argëton...po përveç kësaj, është një Ideologji"

Njeriu njihet nga lloji i muzikës që dëgjon...

Kjo është e thënë nga P. Coelho, por dua të shtoj që flitet për ata që dhe e njohin muzikën që dëgjojnë, ç'ka formimi muzikore kanë pa qenë dhe muzikante, pak rëndesi ka, se këtu kemi qe na nxjerrin për t'u dukur muzikë klasike, opera, vetëm për të thënë që ne "intelektualët" dëgjojmë Ópera Orfeu e Eurídice te Cristoph Willibald Glück, Donizetti, Rachmaninoff, Rimsky-Korsakov, Dmitri Shostakovich etj e tje.... që i përdorin si bagazh kulturore falls, por nuk kanë haberin se cilës periudhë i përkasin dhe cilat janë veprat e tyre, gjithashtu dhe jeta e tyre, por kopjo dhe nxirre në fb.

Mjaft më me këto fallsitete se nuk behesh intelektual duke gënjyer veten në rradhë të parë se na pështirosët muzikën.

Kjo lloj muzike  është e lidhur me tërësinë e një njeriu në formimin e tij, ku tashmë njihen mirë dhe ndahet "kuçi nga maçi" fallsitet i neveritshëm që nuk kanë durimin të dëgjojnë kengët bajate të nivelit të tyre dhe jo dy ore vepra që nuk mund ti zberthejnë asnjë akord dhe jo më kuptimin, apo interpretimin që ato përcjellin dhe çfarë përmbajtje kanë (mjafton nje pyetje 'tju besh te heqin nga lista). Veprat e mëdha klasike, si ato operistike dhe muzika simfonike duan nivelin përkatës, të pregatitur dhe ta kesh mësuar veshin me to që në vogëli, është pasion i veçantë ashtu siç ndodh në te gjitha fushat e artit apo sportit dhe çdo gjeje tjeter që na pelqen dhe shijojmë.... kjo ndodh edhe me pikturen ku ne shtepite e shqiptareve sheh piktura te shtrenjta mbushur shtepia, por qe autoreve te tyre nuk ju artikulohet dot as emri qe kane dhe nuk kane idene e tyre, por, nuk dine ku te çojne lekun dhe investojne ne formimin e tyre falls, ndodh me librin ku biblioteka luan rolin e bukurise sesa te leximit te librave, me dramen qe shume shkojne ne teater por gerhitja ju degjohet deri jashte godines...! Keto lloj paraqitjesh te rrejshme nuk i sheh askund, as nuk imagjinohen !

Duhet te marri fund njehere e mire fallsiteti ne cdo drejtim, duhet te marri fund dukja per te qene ai apo ajo qe nuk je sepse percjell vetem mjerim dhe mashtrim per ate çka je ne te vertete....duhet te marri fund mosdegjimi dhe kundershtimi aq i theksuar tashme kaluar ne semundje per ate qe nuk di por uleret sikur e di... por ne fakt nuk di asgje....Kembet ne toke japin sigurine dhe dinjitetin e asaj çka je ne te vertete, keshtu je rehat me veten dhe me ata qe te rrethojne, jeton ne normalitetin e formimit tend real.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco