Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO-NOSTALGJI/ Tirona e 1935-ës, një qytet modern dhe europian që nuk është më

FOTO-NOSTALGJI/ Tirona e 1935-ës, një qytet modern dhe europian që nuk është më

23:39, 23/03/2019
A+ Aa A-

Kjo është Tirana, kryeqyteti shqiptar në vitin 1935. Kanë kaluar shumë dekada qëm prej asaj kohe, nostalgjia është shumë e madhe, por ai qytet nuk vjen më. Një shesh, një radhë ndërtesash italiane, pazari i vjetër dhe përtej syri nuk të zë veçse beton.

Mallin për atë qytetin e dikurshëm na e nxjerr një ekspozitë fotografike e faqes Tirona në Facebook, ku shihet se sa modern dhe europian ka qenë qyteti i atyre viteve.

Një koleksion prej disa fotografish bardhë e zi, të realizuara nga fotografë të ndryshëm të kohës, na kthejnë në Tironën, e cila sot nuk është më.

Është aty pazari, atmosferën dhe zhurmën e të cilit ta sjellin tregtarët e shtambave prej balte, e artizanëve, e bozaxhiut me ibrik në dorë, gratë kokëmbuluara, që depërtojnë mes kaçileve e koshave të fshatarëve. Ajo çka të bie më shumë në sy është urbanistika, e cila sapo kishte filluar të ravijëzohej.

Nga një vështrim prej së larti është fare e thjeshtë të shquash perimetrin e kryeqytetit të asaj kohe, ndërtesat, arkitektura e të cilave është edhe më e dukshme, e rrethuar prej hapësirave boshe apo shtëpive me qerpiç.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    joel shkodra07/04/2019 17:17

    A ka mundesi te na shkruani emrat e artisteve qe jane ne foton e fundit?

    Shto koment

    Denonco