Në Britaninë e shekullit 18 botoheshin guida për shtëpitë publike

Në Britaninë e shekullit 18 botoheshin guida për shtëpitë publike

23:12, 18/03/2019
A+ Aa A-

Në mesin e shekullit XVIII në Londër dhe në qytete të tjera britanike, botoheshin rregullisht guida që e orietonin lexuesin drejt shtëpive publike dhe prostitutave të veçanta.

Këto manuale, përmbanin në shumicën e rasteve atributet fizike të grave, shërbimet e ofruara prej tyre dhe vlerësimet e klientëve.

Një guidë e tillë, ‘Harris’s List of Covent Garden Ladies”, u publikua në një botim vjetor nga vitit 1757 deri më 1795.

Guida të tilla në rrugë, ishin shpesh të hapura në përshkrimet e zonjave që punonin në shtëpitë publike, përfshirë identitetin e disa prej klientëve të tyre të kënaqur.

Midis tyre në kohë të ndryshme ishin Duka i Jorkut (vëllai i mbretit britanik Xhorxhi III), Xhejms Bozuell dhe Mbreti Xhorxhi IV./bota.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco