Piktura në “vaj” e Tefta Tashko Koços fiton çmimin e parë në Angli

Piktura në “vaj” e Tefta Tashko Koços fiton çmimin e parë në Angli

13:07, 14/03/2019
A+ Aa A-

Piktura në vaj e divës shqiptare Tefta Tashko Koço, e titulluar ‘Perla’, pikturuar nga piktorja Suela Pulaha Brown kor suksesin e parë.

Brown mori pjesë me këtë pikturë në Ekspozitën e Festivalit të Artit 2019, të zhvilluar përgjatë muajit Shkurt në Galerinë e Arteve të qytetit Nuneaton, Angli, ku dhe u vlerësua me Çmimin e 1-rë në kategorinë e portretit, si dhe me trofeun David Wilson.

Piktura u përzgjodh nga rreth 700 piktura që morën pjesë në konkurim.

Piktura e Divës Shqiptare, tërhoqi vëmendje të veçantë të kritikës si dhe publikut artdashës në Angli.Burimi exit.al

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco