Çfarë bën si sot 575 vite më parë shqiptarët e mëdhenj, për tokën e tyre!

Çfarë bën si sot 575 vite më parë shqiptarët e mëdhenj, për tokën e tyre!

11:06, 02/03/2019
A+ Aa A-

Edhe pse ishin të përçarë për vite të tëra dhe shpesh në luftë me njëri tjetrin, 575 vite më parë, krerët e shqiptarëve në gjithë rajonin u bashkuan në një Besëlidhje historike.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt si sot më 2 mars të vitit 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë. Këtë kuvend të madh e organizoi i posa kthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar në Perandorinë Osmane që për shqiptarët e Arbërisë njihej, si princ Gjergj Kastrioti. Qëllimet e Kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura, si toka të Perandorisë së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky Kuvend mbështetej, edhe nga Papa pasi me këtë aleancë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e më pas në Europën e krishterë duke përhapur me dhunë, edhe fenë islame.

Princërit më të shquar që morën pjesë ishin;

Gjergj Araniti, luftëtar i madh dhe i njohur në gjithë Europën;

Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia;

Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë;

Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës;

Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë;

Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës;

Pjetër Spani, princ i Malësive të Shalës e të Shoshit i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi.

Veç këtyre në Kuvend morën pjesë, edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.

Kjo beslidhje mori disa vendime jetike dhe historike që do të shënjonin të paktën 25 vitet në vazhdim.

 Vendimet e Kuvendit të Lezhës ishin:

Krijimi i një Besëlidhje Arbërore, në krye me Skënderbeun.

 Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët, për të përballuar shpenzimet e luftës.

 Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit II. Të ardhurat e ushtrisë së Besëlidhjes, në vit, vinin nga pagesat e princërve të Besëlidhjes, nga të ardhurat e principatës së Kastriotëve dhe nga shëllinat (minierat e kripës) e Kampopeshkupit, afër Shën Kollit, në veri të Durrësit.

Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake, e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimi e tokave do të ndaleshin apo do të i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do ti zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Lidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komandën e Gjergj Kastriotit, i cili ato sipas marrëveshjes do të i fuste në përdorim vetëm kundër ushtrive kërcënuese të anëtarëve të Lidhjes.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.

Për më shumë vite e shekuj e edhe sot ky kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike, në të cilat vendosë shumica e pjesëmarrësve dhe udhëhiqen nga një i ri që respekton mendimet e pleqërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco