Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Vazhdon tadita korçare, qyteti mbushet me zjarre për Ditën e Verës

Vazhdon tadita korçare, qyteti mbushet me zjarre për Ditën e Verës

11:18, 01/03/2019
A+ Aa A-

Qyteti i Korçës është nga të paktën që traditën e festimit të Ditës së Verës, nuk e ka braktisur as në kohën e dikaturës. Edhe sivjet ardhjen e datës 1 Mars që shënon edhe fundin e Dimrit, qytetartë e Korçës kanë nisur që ta festojnë duke ndezur zjarret simbolikë dhe vënë në dorë “veroret” që mbrëmë natën, sapo orë ka shënjuar 24.00.

Qindra qytetarë dhe veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë kanë pushtuar rrugicat e kalldrëmta të lagjeve, duke festuar mes flakësh fundin e ditëve të ftohta. Natyrisht kjo festë mjaft popullore në këtë qytet shoqërohët me gatime tradicionale nga amvisat, siç është kulaçi i ëmbël.

Dita e Verës në Korçë, ndryshe nga qytetet e tjera në Shqipëri që e festojnë më 14 Mars, festohet më së shumti në datën 1 Mars, si një traditë qindra vjeçare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco