Akademia e Shkencave: Sadija shkoi pranë Dritëroit me nxitim...

Akademia e Shkencave: Sadija shkoi pranë Dritëroit me nxitim...

11:17, 27/02/2019
A+ Aa A-

Ngushëllim për familjen Agolli, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Të dashur Elona dhe Artan,

Akademia e Shkencave dhe unë vetë marrim pjesën tonë të dhimbjes për humbjen e Nënës suaj të shtrenjtë, Sadijes, "Penelope-s" shqiptare, gruas së denjë deri në përkushtim, zonjës autoritare të shtëpisë së madhe e të ndritur prej fuqisë shpirtërore të Dritëroit; gazetares, publicistes, redaktores, botueses së njohur.
Sadija, që e nderoi gjithë jetën emrin e poetit lirik pers Saadi, shkoi pranë Dritëroit me nxitim, sikur të kishte dashur ta shpejtonte vetë lamtumirën.
Në gjithë historinë pesëshekullore të letërsisë shqipe asnjë grua nuk e pati fatin e Sadijes, që të monumentalizohej përjetësisht në një vëllim tërësor për të me poezi.
Dritëroi, me siguri, kur dha këshillën "Prit edhe pak", nuk e mendonte se Sadija do të ndahej nesh kaq shpejt.
U prehtë në paqe pranë Dritëroit tonë të ndjerë. Jemi pranë jush.

Vasil S. Tole
Sekretar Shkencor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco