Ndahet nga jeta bashkëshortja e Dritëroit…Mesazhi i Presidentit Meta

Ndahet nga jeta bashkëshortja e Dritëroit…Mesazhi i Presidentit Meta

17:58, 26/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të znj. Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të madh shqiptar dhe politikanit Dritëro Agolli.  

Meta shkruan në mesazhin e tij se “si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.’

Ja mesazhi i plotë i kreut të shtetit

Me dhimbje e pikëllim të thellë mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit.
Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Elonës dhe Artanit, familjarëve e të afërmve! Me ndarjen nga jeta të Sadijes, të gjithë ne që e njohëm çiftin e pandarë Agolli, humbëm një mike të mrekullueshme, të dashur, të mençur e mikpritëse si ajo!
U prehtë në paqe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco