Lamtumirë Kiço Blushi!

Lamtumirë Kiço Blushi!

17:53, 09/02/2019
A+ Aa A-

Arti dhe publicistika shqiptare ka pësuar një humbje të madhe me ndarjen nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Kiço Blushi. Ai u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare, mbrëmjen e së premtes.

Pandeli Koçi: Kemi qenë bashkëstudent në Fakultet. Unë njoh pozitë e para të tij. Publicistika shqiptare ka humbur shumë me humbjen e Kiço Blushit.

Namik Dokle: Është trishtim kur largohen njerëz kaq të mirë si Kiço Blushi, mbi të gjitha njeri i kulutrës dhe i artit.

Rajmonda Bulku: Humbën një mik shumë të mirë dhe nja arsit që e ka lënë gjurmën e tij.

Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues dhe skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare. Në total ai ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Kiço Blushi ka qenë një ndër personalitetet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual. Nga viti 1991 deri në vitin 2001 ai ka qenë deputet i PS duke shërbyer me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit.

Kiço Blushi ishte kryeredaktor i gazetës së njohur ‘Koha Jonë’ e më pas anëtar i bordit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Edhe pas dorëheqjes nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSh, ai mbeti aktiv në politikë si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kryeministri Rama shkroi në rrjete sociale se Blushi dinte të qëndronte drejt edhe para erërave të forta. Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti veprimtarinë e tij krijuese gjatë diktaturës komuniste, ndërsa kreu I Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Blushi ëshë shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco