Berlinale 2019 pushtohet nga  femrat

Berlinale 2019 pushtohet nga femrat

22:54, 08/02/2019
A+ Aa A-

Festivali më i rëndësishëm për filmin evropian Berlinalja ka pritur një numër të madh regjisoresh femra.

Festivali nisi me një deklaratë kundër seksizmit.

Eventi 11 ditor konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe prezanton 400 filma nga e gjithë bota, dedikuar temave nga më të ndryshmet.

Por, edhe tapeti i kuq i tij premton jo pak, me Kristian Bejl, Dajan Kruger, Tilda Suinton, Catherine Deneuve, Jonah Hill, Chiëetel Ejiofor, Casey Affleck dhe Juliette Binoche, që këtë vit është edhe presidente e jurisë.

Juliette Binoche, presidente e jurisë së Berlinales tha se, ”ne do t’i përdorim njohuritë, eksperiencën, mendjen tonë, për të gjykuar se cilët janë filmat më të mirë”.

Binoche, 54 vjeç, do të kryesojë një panel prej gjashtë anëtarësh, në zgjedhjen e fituesit të çmimeve prestigjoze “Ariu i artë” dhe “Ariu i argjendtë”, që do të ndahen në një ceremoni gala më 16 shkurt.

Vitin e kaluar, me lëvizjen #MeToo që kish mbërthyer industrinë, dokudrama inovative “Mos më prek” e rumunes Adina Pintilie, mori çmimet kryesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco