Këto janë filmat që pritet të thyejnë rekorde në 2019

Këto janë filmat që pritet të thyejnë rekorde në 2019

21:07, 06/02/2019

Viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm për botën e filmit. Kishte shumë filma që thyen rekorde në fitime dhe shikueshmëri.

Ky vit pritet të jetë po aq i fortë dhe me filma mjaft interesant.

Me shumë entuziazëm pritet episodi i fundit i serialit që theu shumë rekorde, Game Of Thrones.

 Një  tjetër film që do shfaqet në është edhe John Wick 3 do të shfaqet në maj të vitit 2019.

Premiera e parë e filmit do të shfaqet në Australi me 16 maj 2019 pastaj në Danimarkë, Holandë, Portugali, Rusi, Rumani, Turqi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermani.

Skenaristi i këtij filmi është Derek Kolstad, ndërsa luajnë yjet: Keanu Reeves, Azia Kate Dillon dhe Halle Berry.

“Avengers 4“: Do të shfaqet poashtu në muajin maj të vitit 2019. Yjet e filmit janë: Evangeline Lilly, Josh Brolin dhe Karen Gillan.

IT: chapter two, pas 27 vitesh, Klubi Loser u rrit dhe u zhvendos, derisa një telefonatë shkatërruese i kthen ata, premiera e filmit do të shfaqet në vitin 2019. Yjet kryesore të filmit janë: Jessica Chastain, Bill Skarsgard dhe  James McAvoy

X-Men-Dark Phoenix: Jean Grey fillon të zhvillojë kompetenca të pabesueshme që e korruptojnë dhe e kthejnë atë në një Dark Phoenix. Tani X-Men do të duhet të vendosë nëse jeta e një anëtari të ekipit është me vlerë më shumë se të gjithë njerëzit që jetojnë në botë. Premiera e filmit do të shfaqet më 14 shkurt 2019 në Amerikë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco