Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Habit politikani shqiptar: Nëna dhe babai i Skënderbeut janë serbë

VIDEO/ Habit politikani shqiptar: Nëna dhe babai i Skënderbeut janë serbë

21:15, 31/01/2019
A+ Aa A-

Lideri dhe deputeti i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, ka shkaktuar një furtunë në rrjetet sociale.

Ai është shfaqur në një video në të cilën thotë se nëna dhe baba të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ishin serbë.

Lidhur me këtë deklaratë Abazoviç, u shpreh:

Të dashur miq,

Sapo pashë një video, për të cilën më informuan se po qarkullon në internet gjatë gjithë ditës. Video që ka të bëjë me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, gjegjësisht vendosjen e përmendores së Tij në Ulqin.

Ashtu sikurse e keni parë edhe ju, në fillim unë e thashë se Ai është një figurë pajtimtare për të gjithë popujt në Mal të Zi. Djali i një princi shqiptar Gjon Kastriotit, me nënë Vojsavën (vajz me origjin sllave) nga pollogu i Maqedonisë, motrën e martuar mbas Princit Stefan Cernojeviqit, pra u takon të gjithëve.

Ai nuk është figurë e përmasave lokale as rajonale, por është figurë e përmasave botërore.

Përmendorja e Tij ndodhet në Romë, Gjenevë, Bruksel, Londër, Budapest, Michigan etj.

Mbas që e dëgjova videon, mund të konkludoi, se ose ka qenë një lapsus i imi ose kjo video ka për qëllim të diskreditojë mua para shqiptarëve dhe të gjithë të tjerëve, se ata e dinë se unë i kam shpallë lufte të hapur korrupsionit politik dhe oktapodit të krimit, dhe nga kjo betejë, nuk më largojnë me këto marrëzira, ‘edhe fëmijët e çerdheve e dijnë se nuk mund të jetë shqiptar dikush qe i ka babë e nanë serb’ (pra e qarte është se e ka pasur babanë shqiptar).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni02/02/2019 13:34

zotnija mesa duket te emmen e paska pas sherbyese ne mejanet serbe, prandaj thot kta budallalleqe.per skenderbeun se,,,,na qenka serb,.po mbas lahutes sot na dalin e na thon ndoshta se edhe ne jemi serb por vetem se flasim shqip.kulmi i injorances ,,,, ao? Kulmi i poshtersis,Ne kemi nje krye minister qe na u servil si atdhetari mbite gjith atdhetaret.per ca kohe, por? ky me sa shihet eshte shkateruesi dhe ckomtarizuesi i kombit tone, ky ka mbledhur rreth vetes ca injorante qe bejne me shum komode politikat anti shqiptare se ate qe duhet te bejne.shqiptari asht shit per 5 lek jo tek qeverija shqiptare e korruptuar qe drjton sot tendin drejt humneres por po merr me vete edhe pjeset e bashk kombasve tone.Ky kryeminister po ja kalon edhe esat pashes, urojm qe te ngrihet edhe nje here esati nga varri.urojm se mundet me u ndodhur shpirti i tij mes popullit dhe bashkkomaseve tane.

Shto koment

Denonco