Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar, ja kur mbahen homazhet

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar, ja kur mbahen homazhet

08:27, 19/01/2019
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta mbrëmë vonë kompozitori shqiptar Kozma Lara. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhëne akademiku Vaso Tole, teksa ka ndarë me miq e të njohur lajmin e dhimbshëm.

Kozma Lara lindi më 4 Janar 1930 në Durrës, është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.

Postimi i Vaso Toles

Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932 – 2019).

Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00 – 12.00.

I paharruar do të mbetesh profesori ynë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco